Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte pritet që të vizitojë të martën Shqipërinë. Raportohet se Conte do të takohet me kryeministrin Edi Rama.
Vizita e tij zyrtare do bëhet vetëm pak ditë para vendimit të BE-së për negociatat me Shqipërinë. Kujtojmë se Italia ka mbështetur prej kohësh çeljen e negociatave me Shqipërinë.