Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, vijon të bëjë rezistencë në këtë protestë për Teatrin. Ajo ritheksoi para mediave se do të qëndrojë në protestë si një qytetare, dhe aspak si kryetare e një force politike.
Kryemadhi teksa shprehu mërzinë lidhur me çfarë po ndodh, tha se e ndjen për detyrë morale që të qëndrojë në rrugë, për ti thënë ‘më fal artistëve’.
“Do të qëndroj këtu si qytetarëve, sikur të jem e vetme në rrugë, për t’u thënë më fal artistëve, atyre që na kanë dhënë krenari”.
Ndër të tjera, kryetarja e LSI-së deklaroi se kjo çështje nuk është personale, pasi sipas saj, në vendin tonë ka degjeneruar çdo gjë.
Monika Kryemadhi ngriti shqetësimin për atë që po i bëhet kulturës, si dhe nuk ngurroi të hamendësonte se ç’mund të bëhet nëse vijon prishja e godinave të tjera, si Muzeu Kombëtar.
“Këtu është qelbur çdo gjë, këtu ka degjeneruar çdo gjë. Ndërkombëtarët pranojnë se si një ministër falsifikon firmën e një presidenti, ndërsa një qytetar burgoset për mospagim dritash”.