Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se nëse kryeministri Rama do të shkarkojë Ilir Metën nga posti i presidentit, do të bëhet si Sali Berisha në vitin 1997.
Sipas saj, shkarkimi i Metës do të faktonte përfundimisht rënien e të gjithë institucionit në dorë të një njeriu të vetëm.
“Çdo dorëheqje e Metës do i jepte argument Ramës të thotë iku vetë. Sa për shkarkimin më vjen keq ta them, por Rama do bëhej si Berisha në 1997 që i mori të gjitha pushtetet. Shkarkimi i Ilir Metës do të faktonte përfundimisht rënien e të gjithë institucionit në dorë të një njeriu dhe do të mbahet mend shekulli 21 me një psikopat. Rënia e presidentit nuk është rënia e Ilir Metës, do të thotë të stabilizosh një vend të ballkanit, vendin më pro amerikan”, tha Kryemadhi.
Nga ana tjetër, kjo e fundit u pyet nga gazetarja nëse e ka menduar ndonjëherë të japë dorëheqjen nga kryesimi i LSI-së.
“Sigurisht që e kam menduar dorëheqjen time se nuk jam e përjetshme, nuk është e afërt se sot LSI ka sfida të tjera”, theksoi Kryemadhi.