Presidenti Ilir Meta shprehet pro vendimit të Bashkimit Evropian, për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se qytetarët e Bjellorusisë meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Postimi i plotë:
Mbështes qëndrimin e Bashkimit Europian për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.
Qytetarët e Bjellorusisë, ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik.