Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi nuk përjashtoi mundësinë e një dialogu të ndërmjetësuar nga presidenti Meta.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 për situatën politike në vend, Çuçi tha se mazhoranca nuk ka pasur asnjëherë komplekse dhe as nuk do të ketë me presidentin, ndryshe nga ky i fundit, duke lënë të kuptohet se ekziston mundësia e ndërmjetësimit nga presidenti.
“Vetë kryeministri ka përmendur shprehjen e tij të famshme: “Kur do flasim”. Ne s’kemi pasur kompleks nga Presidenti. Ai ka treguar se nuk është shumë komod me zgjedhjet tona, edhe pse ka qenë në shkelje të Kushtetues, ka pasur kompleks ta pranojë këtë”,– u shpreh Çuçi.