Për shkak të pandemisë, në harkun kohor të 6 muajve, 18 145 fermerë kanë ndërprerë derdhjen e sigurimeve shoqërore. Në fund të 2019, në skemë ishin kontribuues 61.563 fermerë.
Pjesa dërrmuese e fermerëve që paguajnë sigurime i përkasin zonave fushore, me 69.2% të totalit, ndërsa të dhënat e detajuara tregojnë se numri më i lartë i kontribuuesve të vetëpunësuar në bujqësi si përqindje ndaj totalit, regjistrohet në Tiranë, pasuar nga Fieri dhe Durrësi.
Bujqësia i ndjeu efektet e pandemisë veçanërisht gjatë periudhës së karantinës, ku pati probleme me transportin e produkteve bujqësore nga serat në treg, për shkak të kufizimit të lëvizjeve. Ndërkohë që rritja e kësaj dege të ekonomisë ka qenë modeste edhe në tremujorin e parë të vitit, me një kontribut prej vetëm 0.7% në rritjen e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar.