Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Krimi mafioz/Vrasja e dy personave në lokal, shqiptari ndryshon dëshmi. Mister detajet

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Krimi mafioz/Vrasja e dy personave në lokal, shqiptari ndryshon dëshmi. Mister detajet

Ende mister autorësia e krimit të ndodhur në “Café 56” në rrugën “Erlenstrasse” të Bazelit në mars 2017, ku dy persona u ekzekutuan me arme dhe një i trete mbeti i plagosur.



Bazuar në informatat e dëshmitarëve, dyshohet se bëhej fjalë për dy autorë, të cilët pastaj u larguan nga vendi i ngjarjes pa nxitim.

Zyra e prokurorisë së Bazelit, para dhjetë javësh ka ngritur akuza ndaj një të dyshuari nga Shqipëria për vrasje të dyfishtë dhe rasti do të shqyrtohet në muajin dhjetor para Gjykatës penale të Bazelit.

Shqiptari 42-vjeçar i ishte dorëzuar një patrulle policore, një ditë pas vrasjes në Schifflände. Zyra e prokurorit publik e arrestoi, por vetëm dy ditë më vonë ai pretendoi se e kishte marrë përsipër krimin, vetëm që t’i mundësonte shokut të tij të arratisej, por nuk ishte ai autori.

Në vendimin e arrestimit është pasqyruar edhe motivi i shqiptarit për pafajësi, ai kishte frikë për sigurinë e familjes së tij në Shqipëri. Ai gjithashtu mohoi të ketë qenë në vendngjarje gjatë të shtënave, shkruan “Basler Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.

Megjithatë, ekzistojnë fotografi të një video kamere vëzhgimi, të cilat e paraqesin atë disa orë para se të fillonin të shtënat në Erlenstrasse.

Larja e hesapeve thuhet se ishte motiv i krimit midis trafikantëve të lëndëve narkotike, viktimat dhe dëshmitarët e mbijetuar nuk u besojnë autoriteteve apo kanë frikë. Meqë dëshmitë shpesh nuk janë të besueshme edhe nën rrethana normale, hetimet janë të vështira. Katër të shtënat zgjatën vetëm rreth 20 sekonda, një e shtënë e pestë shkoi nëpërmes një dritare, në rrugë.

Teknikët mjeko-ligjorë kanë siguruar çdo fishek, çdo cigare të hedhur dhe çdo lugë çaji në vendngjarje. Megjithatë, kjo nuk ndryshon faktin se origjina dhe vendndodhja e armëve të përdorura nuk janë të qarta. Siç dëshmon deri më tani aktakuza, prokuroria gjithashtu nuk ka asnjë dëshmi të qartë se cili nga dy personat ka shtënë me armë dhe prandaj, si zakonisht, ka ngritur aktakuzë eventuale: Ose 42-vjeçari shqiptar ka shtënë dhe bashkëpunëtori i tij i ka ruajtur viktimat, ose rolet kanë qenë anasjelltas. Bashkëpunëtori deri më tani nuk ka mundur të arrestohet.

Një dritë të vogël në horizont sjell e kaluara e 42-vjeçarit: Ai është rritur në Tiranë dhe në moshën 14-vjeçare udhëtoi në Itali për t`iu bashkuar babait të tij, në kuadër të bashkimit familjar. Në moshën 22-vjeçare, ai parashtroi kërkesë për azil në Gjermani me identitet të rremë, ndërsa pak më vonë sulmoi një lokal në Hannover me një armë zjarri. Gjykatat në Francë dhe Gjermani më vonë e dënuan atë për trafikim të kokainës, në total ai ka akumuluar burgim prej 14 vitesh, të cilin e ka vuajtur pjesërisht. Megjithatë, shumica e veprave janë kryer para dhjetë viteve dhe gjykata nuk mbështetet në to. Ai është dëbuar në Shqipëri tri herë. Ndërkohë, shqiptari ka marrë avokatin Valentin Landmann si mbrojtës.

Një nga viktimat është gjithashtu shqiptar: Shqiptari i vrarë 28-vjeçar ishte dënuar për trafikim të drogës dhe sulm, ndaj tij kishte ndalesë të hyrjes për Francë dhe Itali, shkruan më tej Albinfo.ch. Për viktimën e dytë dihet fare pak, por është e njohur se shqiptari 39-vjeçar tashmë kishte ndalesë të hyrjes në Belgjikë dhe në Itali po kërkohej për vjedhje.

Personi i tretë 25-vjeçar, i cili iu mbijetoi të shtënave me plagë, në Kantonin e Bazelit ka qenë i dënuar si pjesë e një bande të vjedhësve dhe gjithashtu kishte një ndalim hyrjeje për Zvicër, në ndërkohë ai është dëbuar. Që të tre viktimat po kalonin një natë së bashku në një restorant, duke festuar ditëlindjen e një miku: Ky person gjithashtu ishte dënuar edhe për vjedhje dhe trafikimit të heroinës.

Se çfarë ka ndodhur saktësisht gjatë të shtënave, ndoshta kurrë nuk do të sqarohet. Procesi gjyqësor do të fillojë më 10 dhjetor dhe do të zgjasë katër ditë.

Tags: deshmidetajetkrimimafiozmisterndryshonshqiptari

TË LIDHURA

Samiti i KPE në Tiranë/ BE paralajmëron sanksione të reja për Rusinë: Të ulet në tryezë ose të paguajë çmimin
Aktualitet

Samiti i KPE në Tiranë/ BE paralajmëron sanksione të reja për Rusinë: Të ulet në tryezë ose të paguajë çmimin

16:40 | 16/05/2025
Protesta e opozitës: Policia pozicionohet në terren, blindon Ministrinë e Drejtësisë
Aktualitet

Protesta e opozitës: Policia pozicionohet në terren, blindon Ministrinë e Drejtësisë

16:37 | 16/05/2025
Samiti/ Erdogan ndër liderët e parë që largohet, qëndron vetëm pak orë në Tiranë
Aktualitet

Samiti/ Erdogan ndër liderët e parë që largohet, qëndron vetëm pak orë në Tiranë

16:29 | 16/05/2025
Next Post
Shqiptari gjendet i vdekur në varreza, dalin dëshmitë e para

Shqiptari gjendet i vdekur në varreza, dalin dëshmitë e para

Prindërit nuk pranuan lidhjen e tyre, çifti i ri shqiptar rrëfen historinë e bukur

Prindërit nuk pranuan lidhjen e tyre, çifti i ri shqiptar rrëfen historinë e bukur

Lajmet se është babai i Vuçiçit, gazetari shqiptar thyen heshtjen: E njoh nënën e tij, por..

Lajmet se është babai i Vuçiçit, gazetari shqiptar thyen heshtjen: E njoh nënën e tij, por..

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025




TË FUNDIT

Samiti i KPE në Tiranë/ BE paralajmëron sanksione të reja për Rusinë: Të ulet në tryezë ose të paguajë çmimin
Aktualitet

Samiti i KPE në Tiranë/ BE paralajmëron sanksione të reja për Rusinë: Të ulet në tryezë ose të paguajë çmimin

by mirseda
16:40 | 16/05/2025
0

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian (KPE) nisi punimet në Tiranë, ku 49 liderë europianë u...

Protesta e opozitës: Policia pozicionohet në terren, blindon Ministrinë e Drejtësisë

Protesta e opozitës: Policia pozicionohet në terren, blindon Ministrinë e Drejtësisë

16:37 | 16/05/2025
Samiti/ Erdogan ndër liderët e parë që largohet, qëndron vetëm pak orë në Tiranë

Samiti/ Erdogan ndër liderët e parë që largohet, qëndron vetëm pak orë në Tiranë

16:29 | 16/05/2025
Liderët e BE telefonojnë nga Tirana Presidentin Donald Trump, Zelensky zbardh bisedën

Liderët e BE telefonojnë nga Tirana Presidentin Donald Trump, Zelensky zbardh bisedën

16:24 | 16/05/2025
Osmani: Kosova e gatshme për hapin e radhës në integrimin në BE, edhe BE duhet të veprojë me guxim

Osmani: Kosova e gatshme për hapin e radhës në integrimin në BE, edhe BE duhet të veprojë me guxim

16:20 | 16/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com