Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Krimet e Rënda “ultimatum” Ministrisë së Drejtësisë për dosjen “Habilaj”

9 vjet ago
in Aktualitet, Të Gjitha

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka lënë afat Ministrisë së Drejtësisë deri këtë të premte për të mbyllur përkthimin e dosjes “Habilaj” dhe për ta dorëzuar në funksion të hetimeve të nisura.
1800 fletët e fashikullit hetimor të një grupi kriminal që ishte përfshirë në trafik kanabisi, janë përcjellë përmes një letërporosie nga drejtësia italiane në datën 19 tetor.
Ndërkohë që vetëm pasi ky material t’i jepet në shqip akuzës, grupi i hetimit do të vendosë se kur do ta thërrasë për ta pyetur ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili më herët ka dalë para prokurorëve me kërkesë të tij.

Prokurorët presin përkthimin urgjent të dosjes edhe për një arsye tjetër që ka lidhje me vendimin e arrestit me afat 20 ditor për një tjetër të kërkuar nga drejtësia italiane, shtetasin Nazer Seiti për ekstradimin e të cilit gjithashtu janë lënë 20 ditë kohë.

Megjithatë siç është shprehur avokati i tij mbrojtës, Seiti preferon më tepër t’i dorëzohet Italisë sesa të gjykohet në Shqipëri. Ndërsa ngjan se prokurorët janë në pritje të përkthimit për veprimet e mëtejshme, për te zbardhur dosjen “Habilaj” dhe për të hedhur dritë mbi dyshimet, grupi i prokurorëve ka sekuestruar librin e takimeve nga viti 2013 deri në 2017.
Bëhet fjalë për periudhën kur në krye të Ministrisë së Brendshme ishte Saimir Tahiri, të cilit do t’i rishikohen në lupë edhe emrat e personave që ka pritur në zyrë. Ky veprim hetimor po kryhet për të verifikuar përgjimet e italianëve të njërit prej të dyshuarve në grup, shtetasit Florian Habilaj.

I njohuri ndryshe si “Lolo”, ai tregon se do shkojë në Tiranë të takojë shefin e madh. Në funksion të këtyre hetimeve u janë kërkuar gjithashtu kompanive celulare që të dorëzojnë komunikimet telefonike të ish-ministrit të Brendshëm dhe të tre vëllezërve Habilaj si edhe qelizat e telefonave të tyre./Top Channel/

Tags: dosjendrejtesisehabilajKrimet e RendaministrisëUltimatum

TË LIDHURA

Aktualitet

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon

16:38 | 04/06/2026
Aktualitet

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Hita zbardh detaje nga vrasja e efektivit në Maliq

16:36 | 04/06/2026
Aktualitet

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita dhe Lamallari në Korçë për mbledhje urgjente

16:21 | 04/06/2026
Next Post

“Le Point”: Ballkani rrezikon të përgjaket. Bosnja, “vatra e zjarrit”

Insigne spektakolar, kalon Napolin në avantazh (Video)

Alli kalon në avantazh Tottenham/ Otamendi vendos baraspeshën në “San Paolo” (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon

by mirseda
16:38 | 04/06/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin...

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Hita zbardh detaje nga vrasja e efektivit në Maliq

16:36 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita dhe Lamallari në Korçë për mbledhje urgjente

16:21 | 04/06/2026

Rusia kamuflon mjetet ushtarake me vija si zebra për të ngatërruar dronët ukrainas

16:15 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e Braçellarit

16:12 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com