Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Le Point”: Ballkani rrezikon të përgjaket. Bosnja, “vatra e zjarrit”

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha

Shpallja e pavarësisë nga ana e Katalonjës për t’u shkëputur nga Spanja ka filluar të krijojë precedentët e parë. Një ndër ta është Bosnje-Hercegovina, vendi që përjetoi luftën më të përgjakshme si pasojë e shpërbërjes së Jugosllavisë.

Katalonja po dërgon sinjale tek një vend që ka vajtuar dhe po vuan rregullisht nga kërcënimet separatiste. E gjitha kjo edhe si pasojë e Marrëveshjes së Dejtonit e cila e la Bosnje-Hercegovinën një shtet gjysmak në mes të Ballkanit, ku konflikti është i mundshëm të rindizet sërish.

Kjo për faktin sepse Bosnja-Hercegovina ka brenda vetes edhe Republikën Srpska, entitetin autonom serb. Liderët serbë të këtij entiteti nuk i pranojnë krimet e kryera pas viteve 1990 ndaj myslimanëve boshnjakë, ndërsa tani kërcënojnë autoritetin qendror të Bosnje-Hercegovinës me shpallje të pavarësisë dhe bashkim me Serbinë.

Këtë qasje e ka pikasur një nga mediat franceze “Le Point” e cila në një analizë të saj saktëson se tani pas Katalonjës të njëjtën rrugë mund të ndjekë edhe Republika Srpska. Kjo do të sillte tensione në Ballkan, kur dihet që Bosnje-Hercegovina është një nga plagët ende të pashëruara të këtij rajoni.

“Liderët e Republika Srpska, një entitet autonom, që bashkon serbët e Bosnjës, tani rregullisht kërcënojnë të shpallin pavarësinë nga Bosnje-Hercegovina dhe të bashkohen me Serbinë. Edhe  pse nuk e kanë bërë deri më tani, kjo mbi të gjitha ka ardhur pasi shkëputja do të pasohej me zemërimin e bashkësisë ndërkombëtare”, shkruan “Le Point”.

Por, nuk është vetëm Republika Srpska, që kërcënon me shkëputje por janë një sërë rajonesh të tjera si myslimanët e Sanxhakut në Serbi dhe hungarezët në zonën e Vojvodinës. Nga ana tjetër, edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë shprehur vullnetin për t’u bashkuar me Kosovën. Ndërsa serbët në veri të Kosovës i mbajnë sytë drejt Beogradit.

“Vetë Serbia nuk është imune nga separatizmi. Myslimanët në Sanxhak dhe hungarezët  në Vojvodinë kanë kërkuar gjithashtu status të veçantë. Po ashtu edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët kërkuan të jenë t’i bashkohen me Kosovën fqinje… ndërsa vetë serbët e Kosovës, argumentojnë për një kthim në orbitë nga Beogradi”, shkruan “Le Point”.

Nëse të gjitha këto rajone do të arrin të shkëputeshin prej autoriteteve shtetërore ku bëjnë pjesë atëherë në Ballkan do të luhej një tjetër tragjedi, si ajo e pas viteve 1990, me shpërbërjen e Jugosllavisë.  

“Përfundimi i këtyre ankesave, të cilat kanë rifituar forcën pas krizës katalanase, ato mund të çojnë në një luftë të re ballkanike. Udhëheqësit nacionalistë e kampeve të ndryshme  janë  të shqetësuar në mënyrë periodike dhe mjaft cinike  ndaj këtyre”, saktëson në shkrimin e saj gazeta franceze.

Tags: “Le Point”“vatra e zjarrit”BallkaniBosnjapergjaketrrezikon

TË LIDHURA

Aktualitet

Mësuesi i historisë në protestë: Kolegë, dilni në krah të nxënësve tuaj!

21:00 | 06/06/2026
Aktualitet

Rama mediave ndërkombëtare: Protesta për Zvërnecin s’i kaloi 8 mijë pjesëmarrës

20:54 | 06/06/2026
Aktualitet

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi rrëqethës i pacientit me kancer në protestë

20:22 | 06/06/2026
Next Post

Insigne spektakolar, kalon Napolin në avantazh (Video)

Alli kalon në avantazh Tottenham/ Otamendi vendos baraspeshën në “San Paolo” (Video)

Eksperti britanik: Komunizmi po “pushton” Perëndimin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Mësuesi i historisë në protestë: Kolegë, dilni në krah të nxënësve tuaj!

by mirseda
21:00 | 06/06/2026
0

Një tjetër dëshmi ka ardhur nga podiumi i protestës, ku një mësues historie i është bashkuar kauzës...

Rama mediave ndërkombëtare: Protesta për Zvërnecin s’i kaloi 8 mijë pjesëmarrës

20:54 | 06/06/2026

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi rrëqethës i pacientit me kancer në protestë

20:22 | 06/06/2026

Atmosferë festive në Shijak, motoristë nga 50 vende të botës marrin pjesë në Motofest

20:14 | 06/06/2026

Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, qytetarët dalin në mbrojtje të kauzave të tyre

19:51 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com