E diel, 12 Korrik, 2020
19 C
Tirana

Krijimi i organeve të reja në drejtësi, si beteja e fundit politike

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Humb jetën nga koronavirusi babai i gazetarit të njohur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala njofton se babai i tij ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, gazetari tregon se babai i...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U fotografua në rrugë, reagon deputetja e infektuar

Deputetja e PDK në Kuvendin e Kosovës Eliza Hoxha e cila është infektuar nga COVID-19, së fundmi u fotografua në rrugë. Reagimet qenë të shumta,...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...

“Bleu shtëpi 232 mijë euro”/ Majko: Ndryshova banesë për shkak të kërcënimeve

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka pohuar edhe një herë se ai ka marrë kërcënime nga Irani rreth dy vite më parë. Majko ka reaguar...

FOTO/ Nuk do ta njihni, Eduart Ndocaj humb peshë në mënyrë drastike

Ish-deputeti, Eduart Ndocaj është shfaqur i transformuar pas një operacioni që ka zhvilluar së fundmi në Itali. Të gjithë e mbajmë mend imazhin e tij,...

Këngëtarja e infektuar fotografohet jashtë banesës, bëhet lajm se theu izolimin

Këngëtarja e njohur, njëkohësisht edhe deputete PDK-së, Eliza Hoxha, e cila rezultoi me koronavirus pak ditë më parë, ka thyer rregullat e izolimit duke...

Nga: Ervis Iljazaj

Beteja politike që po zhvillohet kohët e fundit për ndërtimin e organeve të reja të drejtësisë, sidomos ajo për Gjykatën Kushtetuese midis presidencës dhe mazhorancës, është ndoshta beteja e fundit, e cila me të gjitha gjasat do ta çojë konfliktin politik në pikën e tij fundore. Si të thuash, shpresa që organet e reja të drejtësisë do ti jepnin zgjidhje krizës politike është duke u vanitur dhe thellimi i krizës ose faza tjetër e saj është shumë afër.

Kjo është beteja e fundit politike për faktin se shumica e  çështjeve të mbetura peng nga konfliktet  që u nuk u zgjidhën dot  politikisht si zgjedhjet e 30 qershorit apo  shkarkimi i Presidentit, pritet të zgjidhen pikërisht nga organet e reja të drejtësisë. E në këtë kuptim, beteja po zhvillohet në një nivel tjetër dhë në mundësinë e saj të fundit për palët politike.

Sepse, kësaj here kriza politike shqiptare ka një vecanti. Politika në Shqipëri na ka mësuar me kriza ciklike të cilat merrnin zgjidhje kryesisht nga ndërmjetësimi i aleatëve ndërkombëtar të Shqipërisë. Kjo e vitit të fundit ka zgjatur më shumë se cdo herë tjetër për arsye se ndërkombëtarët nuk vendosën të ndërmjetësonin këtë krizë. Kështu që, palët në Shqipëri nuk kishin asnjë mundësi të mereshin vesh midis tyre. Tashmë midis palëve nuk ndodhen më ndërkombëtarët, por Reforma në Drejtësi dhe organet e reja të saj.

Ndërkombëtarët në Shqipëri kësaj herë kanë vendosur që mos ndërmjetësojnë krizat politike si një ves i politikësh tonë, por janë investuar të ngrejnë organe dhe instucione të pvarura që të zgjidhin këto kriza, sic ndodh normalisht në vëndet demoraktike… Të paktën, nga ajo që deklarojnë, ky është qëllimi.

Në çdo vend demokratik ka kriza politike, madje të thella, por krizave politike në këto vënde i japin zgjidhje institucionet e pavarura. Ndërsa në Shqipëri, jo vetëm që krizave politike nuk i japin zgjidhje instucionet e pavarura, por si pasojë e kësaj krizë kalojnë dhe vetë ato në krizë, si shenja e qartë e uzurpimit politik pothuajse 25 vjeçar të organeve kushtetuese nga politika. Pikërisht  ky ka qenë një nga problemet më të mëdha të tranzicionit shqiptar.

Kësaj herë, sidomos nga aleatët ndërkombëtar të Shqipërisë po mundohet që të ndryshohet ky zakon, me shpresën se do të kemi organe të pavaruara dhe një arbitër të besueshëm si pushteti gjyqsor për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet politike.

Mirëpo, ashtu sikurse po duken gjasat, organet e reja të drejtësisë, jo vetëm që nuk do ta zgjidhin krizën , por ka rrezik që do ta thellojnë edhe më shumë. Për arsye se ndërtimi i tyre po kontestohet fort nga opozita dhe presidenca. Dhe në këtë mënyrë, vendimet që ato do të japin për ngërcet politike shqiptare do të kontestohen dhe nuk do të njihen nga palët.

Në fakt, kjo është një alibi që vetë Reforma në Drejtësi ja ka dhënë palëve dhe institucioneve shqiptare. Duke qenë se zbatimi i saj ka krijuar shumë boshllëqe për shkak se nuk ka parashikuar një fazë tranzitore, intepretimet për mënyrën se si po ngrihen organet e reja të drejtësisë janë të shumta. Praktikisht, procedutar që janë parashikuar në Kushtetutë për ngritjen e organeve të reja të drejtësisë nuk mund të ndiqen pasi është e pamundur. Prandaj, ka kontestime dhe mospranim të palëve për mënyrën se si ato po ngrihen. Dhe kur ka hapësira për interpretime dyshimet se si po ngrihen ato organe janë të arsyeshme. Drejtësia e Reformës në Drejtësi është për tu provuar në këtë aspekt.

Ajo që vlen për tu theksuar është fakti se një mundësi për zgjidhjen e krizës që është marrëveshja politike u tejkalua. Mundësia e vetme që ka ngelur janë pikërisht vendimet e organeve të drejtësisë. Mirëpo, duke parë klimën në të cilën ato po ngrihen, me shumë gjasa do të krijojnë një betejë tjetër politike, që ndoshta do të jetë beteja e fundit./Gazeta Liberale

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Dielli do të lindë përsëri”/ Hashim Thaçi viziton varrin e Adem Jasharit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e Adem Jasharit, dy ditë para nisjes për në Hagë. “Jam sonte këtu në Prekaz për të...

Listat e hapura kërkojnë ndryshime në kushtetutë, sipas një eksperti ndërkombëtar

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propozimin...

Japoni/ Dhjetëra viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Ka shkuar në 63 numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë. Sipas agjencisë së...

Armand Duka uron De Biasin për detyrën e re

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për detyrën e re. Duka thotë së shpreson që De Biasi...

Kapshticë/ Policia greke nuk lejon asnjë makinë me targa shqiptare të kalojë kufirin

Të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë këtë fundjavë nuk do të lejohen. Sipas Abc News, pala greke në Kapshticë ka njoftuar se...