Futboll

“Divorc i pashmangshëm”, media italiane zbulon fatin e trajnerit Reja


               Publikuar në : 15:12 - 19/11/19 B H

Prestigjiozja italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan se nuk do ketë një rinovim kontrate për trajnerin i kombëtares shqiptare Edi Reja.

“Divorc i pashmangshëm i Edi Rejës me FSHF-në”, shkruhet në artikull.

Media e njohur italiane e sportit e arsyeton këtë me faktin se sipas saj, tekniku italian nuk i arriti dot objektivat me kuqezinjtë.

Humbja me Francën, Edi Reja analizon ndeshjen: Prisja më shumë

“Ndërkohë trajneri Reja po mbyll eksperiencën shqiptare. Kontrata ka mbaruar në ndeshjen e fundit kualifikuese atë kundër Francës”, shkruan më tej media italiane.

Trajnerit reja  i ka përfunduar kontrata pas ndeshjes me Francën dhe ende nuk ka asnjë informacion për të ardhmen e tij.

“Djali im nuk do të luajë kurrë me Shqipërinë”, Rudi Vata tregon arsyet

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT