Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Kredia shtrenjtohet sërish, interesat arrijnë në nivelin më të lartë në gati pesë vjet

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Marrja e një kredie në lekë në bankë, si për bizneset ashtu dhe për individët sa po vjen e po bëhet më e shtrenjtë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në tetor, norma mesatare e ponderuar mujore e huave të reja në lekë të korporatave jofinanciare, individëve arriti në 7.47%, nga 7.07% që ishte muajin e mëparshëm, duke u rritur për të katërtin muaj radhazi.

Ky është niveli më i lartë në gati 5 vjet, që nga janari i vitit 2018. Ndërkohë, për huamarrësit ekzistues që kanë kredi me interesa të ndryshueshme, rritja e normave përcillet automatikisht, nëpërmjet treguesit benchmark, që në rastin e lekut është zakonisht yield-i mesatar i bonove të thesarit.

Nga muaji mars e në vazhdim, yield-et janë rritur me ritme të shpejta. Instrumenti më i përdorur benchmark, bonot 12-mujore, në muajin tetor u emetuan me një yield-mesatar të ponderuar prej gati 6%, në rritje me gati 4 pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e yield-eve i transmetohet automatikisht huamarrësve, në rivlerësimin e normës së interesit të kredisë, që kryhet të paktën njëherë në vit. Por, tashmë, sektori bankar duket se po e reflekton rritjen e normës bazë të interesit dhe të yield-eve edhe në normat e interesit të kredive të reja.

Shtrenjtimi i interesave të kredive reflekton politikën shtrënguese monetare që po ndjek Banka e Shqipërisë nga muaji mars i këtij viti, si një mjet për të luftuar inflacionin e lartë. Norma bazë e interesit është rritur nga 0.5% në 2.75% në harkun e shtatë muajve.

Rritja e normës bazë nga Banka e Shqipërisë rrit çmimin e injektimit të parasë në sistem, duke e bërë paranë më të shtrenjtë. Me rritjen e kostos së financimit të tyre afatshkurtër me REPO nga Banka e Shqipërisë, bankat reaguan duke rritur edhe yield-et e kërkuara për të financuar borxhin e qeverisë.

Ndërkohë, inflacioni i lartë dhe sinjalet e dhëna nga Banka e Shqipërisë krijuan pritshmëri të forta për vijimin e rritjes së normës bazë të interesit, duke nxitur një rritje të yield-eve edhe më të lartë se ajo e normës bazë, sidomos në instrumentet afatshkurtra.

Sipas Bankës së Shqipërisë për kredinë nga 6 muaj deri në 1 vit, interesat në tetor ishin 6.65%, nga 5.88% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shtrenjtimin më të lartë e kanë shënuar kreditë afatgjata. Huaja nga 1 deri në tre vjet kishte një interes prej 9.5%, nga 5.88% që ishte në tetor të vitit 2021.

Shtrenjtohet kredia në lekë, por jo në euro

Në katër muajt e fundit huaja në monedhën vendase për individët për marrjen e një shtëpie është shtrenjtuar ndjeshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë në tetor, interesi mesatar arriti në 4.87%, nga 3.48% në të njëjtin muaj të një viti më parë. Ky është niveli më i lartë që nga dhjetori i vitit 2015.

Në të kundërt, kredia në euro për shtëpi ka rezultuar më e qëndrueshme, në nivelin e afër 3%, madje duke u ulur lehtë në tetor, pas rritjen muajin e mëparshëm.

Huaja për blerje banesash ka shënuar rritje të fortë vitet e fundit, por monedha e preferuar mbetet euro. Për 10 mujorin, kredia e re për banesa për individë në monedhën e përbashkët u rrit me 41.8% me bazë vjetore, duke përbërë 26% të totalit të huasë së dhënë gjithsej për individët. /Monitor

Burimi: Banka e Shqipërisë
Burimi: Banka e Shqipërisë
Tags: Banka e ShqipërisëeuroKredialeke

TË LIDHURA

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

Google bën "surprizën" e veçantë, "vishet" Kuq e Zi

"Republika e Parë"/ I gjithë takimi i Berishës me Clinton, kur instistoi: Vetëm autonomi për Kosovën!

Ukraina: Sulmet ruse në rrjetin e energjisë përbëjnë gjenocid







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com