Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

KQZ i ndaloi kandidimin në Himarë/ Reagon për herë të parë Bejleri, akuzon Ramën

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
KQZ i ndaloi kandidimin në Himarë/ Reagon për herë të parë Bejleri, akuzon Ramën

Kreu i OMONIA-s, Fredi Bejleri ka reaguar për herë të parë pas vendimit të KQZ-së, për të mos lejuar kandidimin e tij në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, për shkak të mospërfundimit të periudhës së rehabilimit për një dënim të marrë 10 vjet më parë.

Përmes një deklarate, Bejleri akuzon kryeministri Rama për vendimin e KQZ, ndërsa thotë se: “Eliminimi im si kandidat i pavarur për Bashkinë e Himarës, ka një prapavijë të pastër politike. Frika e Edi Ramës, është vota e lire e popullit”. Beleri shprehet se KQZ shkeli ligjin, pasi sipas tij është e mbërthyer nga interesat okulte të qeverisjes antipopullore të Edi Ramës.

DEKLARATË PËR SHTYP

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku në mënyrë flagrante dhe në kundërshtim me ligjin, më përjashton nga kandidimi im për zgjedhjet vendore të 2019 për Kryetar Bashkie të Himarës, tregon se KQZ është e mbërthyer nga interesat okulte të qeverisjes antipopullore të Edi Ramës.

Kryeministri neobllokmen i Shqipërisë ka rrëmbyer të gjitha institucionet e pavarura që duhet të garantojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike të vendit.

Eliminimi im si kandidat i pavarur për Bashkinë e Himarës, ka një prapavijë të pastër politike, të urdhëruar nga vetë Kryeministri Rama, e cili po tenton të manipulojë sërish zgjedhjet vendore.

Frika e Edi Ramës, është vota e lire e popullit.

KQZ ka shkelur me të dyja këmbët ligjin Nr. 138/2015 “PËR GARANTIMIN E INTEGRITET TË PERSONAVE QË ZGJIDHEN, EMËROHEN OSE USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE“.

Shumicën në KQZ e përbëjnë anëtarët e PS-së, të cilët janë të urdhëruar që të eliminojnë çdo kandidat potencial duke mbrojtur hajdutët që prej vitesh kanë masakruar pronat e himariotëve, duke vendosur Partinë Socialiste përpara interesave të qytetarëve të tyre.

Dokishotizmit të Edi Ramës, neodiktatorit të vonët të Ballkanit, i ka ardhur fundit. Është koha që Himara të çlirohet nga shpërdoruesit e zëllshëm dhe hajdutët potencialë që prej vitesh kanë masakruar zonën duke tjetërsuar pronat dhe fondet publike.

Shtabet monstruoze të PS po manifestojnë hapur frikën e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, duke i sabotuar ato  dhe duke vendosur vetë për kandidatët që do garojnë për Bashkitë e vendit.

Jam i detyruar t’u përgjigjem këtyre akuzave dhe shpifjeve të pabaza, të cilat duan të dëmtojnë imazhin tim.

Deklaroj me përgjegjësi të plotë se nuk kam bërë asnjë ditë burg në jetën time dhe se nuk jam përfshirë kurrë në veprat penale të parashikuara në nenin 2 pika 1 a të Ligjit Nr. 138/2015 “PËR GARANTIMIN E INTEGRITET TË PERSONAVE QË ZGJIDHEN, EMËROHEN OSE USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE”.

Dënimi absurd në vitin 2006 nga Gjykata e Vlorës, kundër meje, ka skaduar përpara 3 viteve, pra në vitin 2016 dhe, kjo nuk përbën aspak pengesë që unë të kandidoj për Bashkinë e Himarës.

Dua të theksoj se vendimit anti-ligjor të KQZ-së do i përgjigjem sipas rregullave dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë, duke e ankimuar pranë organeve përkatëse.

 Me besim te drejtesia dhe fitorja, për Himarën dhe himariotët.

Tags: edi ramaFredi BejleriHimarekandidimiKQZOMONIAZgjedhjet

TË LIDHURA

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve
Shqipëria

Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve

19:30 | 06/12/2025
Next Post
“Gjuajnë me sms që të kapin kandidatë për zgjedhjet”, ish-deputeti nxjerr mesazhet e BD

"Gjuajnë me sms që të kapin kandidatë për zgjedhjet", ish-deputeti nxjerr mesazhet e BD

Balla: Basha është nën hetim në SHBA e Angli, përfitoi 1 mln dollarë nga një kompani ruse

Balla: Basha është nën hetim në SHBA e Angli, përfitoi 1 mln dollarë nga një kompani ruse

Vjedhja e mistershme e vulës qindravjeçare, kamerat e Arkivës së Shtetit ishin fikur

Vjedhja e mistershme e vulës qindravjeçare, kamerat e Arkivës së Shtetit ishin fikur







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com