E premte, 22 Janar, 2021
12 C
Tirana

Kostot e dorëzimit të Merkelit ndaj shantazhit hungarez dhe polak

Nga George Soros “European Council on Foreign Relations”

Bashkimi Evropian po përballet me një kërcënim ekzistencial. E megjithatë udhëheqja e unionit, po i përgjigjet këtij kërcënimi me një kompromis, që duket se pasqyron besimin se kërcënimi dhe shantazhi është i tolerueshëm.

Regjimi kleptokratik i kryeministrit Viktor Orban në Hungari, dhe në një masë më të vogël, qeveria jo-liberale e partisë Ligj dhe Drejtësi në Poloni, po sfidojnë me guxim vlerat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian.

Trajtimi i sfidës së tyre si një qëndrim i ligjshëm politik që meriton vëmendje dhe një zgjidhje kompromisi, vetëm sa do t’i shtojë rreziqet me të cilat përballet aktualisht BE-ja. Unë e njoh dhe e kuptoj presionin e madh, nën të cilin ka punuar kancelaria gjermane Angela Merkel.

Ajo ka qenë kancelare e Gjermanisë për 15 vjet, dhe tani po i afrohet pensionit, pikërisht në shtatorin e vitit që vjen. Me presidentin francez Emanuel Makron të shpërqendruar përkohësisht nga çështja e laicitetit të shtetit, dhe shqetësime të tjera serioze të sigurisë brenda vendit, Merkel është bërë e vetmja vendimmarrëse kryesore për BE-në.

Gjithashtu, unë e kuptoj arsyen pse kancelaria gjermane nuk dëshiron që një vend tjetër, Hungaria, të shpallë qëllimin e saj për t’u larguar nga Bashkimi Evropian. Kjo thuhet se është ajo që Orban po përgatitej të bënte ditët e fundit, pasi ai nuk ka mundësi të ekspozojë shkallën e plotë të korrupsionit të regjimit të tij, gjë që pa dyshim do ta kishte bërë kushtëzimi i BE-së me “sundimin e ligjit” për shpërndarjen e fondeve të unionit.

Orban ka vjedhur dhe përvetësuar shuma të mëdha gjatë dekadës së tij në pushtet, përfshirë fondet e BE-së, që duhet të kishin shkuar në dobi të popullin hungarez. Ai nuk ka mundësi që t’i vërë një kufi konkret korrupsionit të tij personal dhe politik, pasi këto të ardhura të paligjshme përbëjnë “dhjamin” që mundëson lyerjen e “rrotës” së regjimit të tij, dhe garantimin e besnikërisë së miqve të tij.

Kërcënimi për të siluruar financat e BE-së, përmes vetos ndaj buxhetin e saj, ishte një lojë në dëshpërim e sipër nga ana e Orban. Por ishte një bllof, dhe duhej demaskuar si i tillë. Mjerisht, Merkel iu nënshtrua shantazhit hungarez dhe atij polak.

Ajo ka ndërmjetësuar një kompromis me Orban dhe udhëheqësin de fakto të Polonisë, zëvendëskryeministrin Jarosllav Kazinski. Por marrëveshja që Gjermania arriti me 2 vendet problematike të BE-së, përbën më të keqen e mundshme nga të gjithë skenarët.

Lexo edhe :   BE ofron një fillim të ri në marrëdhëniet me SHBA

Teksti që u përfshi në deklaratën përfundimtare të samitit  të kësaj jave, ka 3 të meta themelore. Së pari, deklarata ndryshon në përmbajtje dhe qëllim tekstin e rregullores mbi të cilin u ra dakord nga institucionet e BE-së më 5 nëntor, duke e dobësuar ndjeshëm kushtin e sundimit të ligjit.

As Komisioni dhe as Parlamenti Evropian, dhe aq më pak qeveritë kombëtare, që e bënë integritetin e rregullores shqetësimin e tyre kryesor në samit, nuk duhet që të heshtin përpara këtij zhvillimi.

Së dyti, disa dispozita në marrëveshje shërbejnë për të vonuar zbatimin e kushtëzimit të shtetit ligjor deri në 2 vjet. Ky do të ishte një grusht shteti i vërtetë në favor të Orban, pasi do të shtynte çdo veprim të mundshëm deri pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare hungareze, të planifikuara për në vitin 2022.

Lexo edhe :   Hungaria, e para në BE që miraton vaksinën ruse kundër koronavirusit

Kjo shtyrje do t’i jepte partisë Fidesz të Viktor Orban, kohën e mjaftueshme për të ndryshuar ligjet hungareze dhe dispozitat kushtetuese, dhe ta lejojë atë të vazhdojë të ripërcaktojë ato që janë “fonde publike” në Hungari, në mënyra që i mundësojnë atij ta kanalizojë ndihmën nga organet publike tek “fondacionet” private që kontrollohen nga miqtë e tij. Viktimat kryesore të marrëveshjes që Merkel ka arritur me Orban, do të jenë qytetarët hungarezë.

Së fundmi, deklarata e samitit përbën një rast kur Këshilli Evropian vepron përtej autoritetit të tij, në kufizimin e aftësisë së Komisionit Evropian, për të interpretuar dhe vepruar në përputhje me legjislacionin e BE-së.

Ky është një precedent i rrezikshëm, pasi e zvogëlon pavarësinë ligjore të Komisionit, dhe mund të bjerë në kundërshtim, të paktën në frymë, me Traktatin e Bashkimin Evropian.

Marrëveshja është e shëmtuar dhe hedh poshtë dëshirat e shprehura të Parlamentit Evropian. Por për shkak të nevojës urgjente për të përdorur fondin e rimëkëmbjes nga Covid-19 prej 750 miliardë eurosh, Parlamenti Evropian mund ta miratojë atë.

Ajo çfarë kam mundësi që të bëj në këto momente, është të shpreh zemërimin moral në emër të atyre që besonin se BE-ja është mbrojtëse e vlerave evropiane dhe universale. Unë gjithashtu dua të paralajmëroj se ky kompromis, mund të dëmtojë rëndë besimin e fituar me shumë vështirësi nga institucionet e unionit përmes krijimit të fondit të rimëkëmbjes.

Burimi i lajmit: https://ecfr.eu/article/the-costs-of-merkels-surrender-to-hungarian-and-polish-extortion/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...