Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kosovë/ Shumë kandidatë për zgjedhjet lokale me probleme ligjore

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Jo të gjithë kandidatët për asambletë komunale dhe ata për kryetar komunash që duan të garojnë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, do të mund të jenë pjesë e listës zyrtare të garës zgjedhore. Kjo për faktin se të paktën 160 kandidatë, nga 30 subjekte politike kanë probleme me ligjin. Këtë e ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, shpjegon situatën aktuale me kandidatët që nuk meritojnë kandidimin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar përgjigjet nga institucionet e ndryshme përgjegjëse për ligjin, lidhur me përshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatëve për Zgjedhjet e Përgjithshme, thotë Valmir Elezi. “Duke u mbështetur në përgjigjet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës rezulton se 30 subjekte politike nga 93 sa janë paraqitur për pjesëmarrje në zgjedhje, kanë kandidatë, të cilët nuk janë në pajtueshmëri me Nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, sipas të cilës kandidat nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”, thotë Valmir Elezi.

Valmir Elezi Sprecher der zentralen Wahlbehörde im KosovoValmir Elezi

Duhet bërë zëvendësimi i kandidatëve

Elezi sqaron, se bëhet fjalë për 160 kandidatë që kanë kandiduar për kryetar komune apo për Kuvende Komunale dhe që kanë së paku një vendim përfundimtar të gjykatës me anë të të cilit janë shpallur fajtor për vepër penale në tri vitet e fundit. “Janë 160 kandidatë nga lista prej më shumë se 5 mijë e 200 kandidatësh, të cilët kanë kërkuar të certifikohen qoftë në zgjedhjet për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, por që kanë së paku një vendim përfundimtar të gjykatës me anë të të cilit janë shpallur fajtor për vepër penale në tri vitet e fundit”, tha Valmir Elezi.

Sipas tij, partitë politike e kanë mundësinë që të bëjnë zëvendësimin e kandidatëve. “Sipas planifikimeve me planin operacional të miratuar nga KQZ-ja, Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, do të paraqesë në KQZ rekomandimet lidhur me certifikim ose jo të ndonjë subjekti apo kandidati. KQZ-ja do të marrë vendimet për certifikim, më së largu deri më 1 shtator.  Në rast të moscertifikimit të ndonjë kandidati apo subjekti, pala e pakënaqur me vendimin e KQZ-së mund të paraqes ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme”, tha zëdhënësi Valmir Elezi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe mekanizmat përcjellës të zgjedhjeve, kanë kohë verifikimi edhe disa ditë në mënyrë që me datën 08.09, të hidhet shorti për renditjen e partive politike për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kosovo Wahl

IKD: Mungon vullneti për pastrimin e listave

Instituti i Kosovës për Drejtësi, një organizatë hulumtuese për sistemin e drejtësisë konstaton se “edhe në këto zgjedhje, partitë politike nuk kanë pasur vullnetin për t’i pastruar listat nga kandidatët për kryetar të komunave, të cilët kanë probleme me ligjin. “Nga të gjithë kandidatët për kryetarë të të gjitha komunave, IKD ka identifikuar një (1) kandidat, i cili në tri (3) vitet e fundit ka dënime të formës së prerë, një (1) kandidat me një dënim më të vjetër se tri (3) vite derisa tetë kandidatë të tjerë janë duke u ballafaquar me aktakuza aktive. Sipas partive politike, IKD ka gjetur se partitë politike, të cilat kanë kandiduar më së shumti persona, të cilët kanë probleme me ligjin janë AAK dhe PDK me nga tre (3) kandidatë, pasuar nga LVV me dy (2) kandidat dhe NISMA me një (1) kandidat”, konstaton IKD.

Kosovo DW Interview Ehat MiftarajEhat Miftaraj

Por si i komentojnë njohësit e çështjeve të drejtësisë listat e kandidatëve të partive politike që kanë probleme me ligjin, dhe prapë se prapë, tentojnë t’i kandidojnë anëtarët e tyre. Ehat Miftaraj drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, i tha DW-së, se partitë politike nuk po e marrin seriozisht çështjen e integritetit të kandidatëve që propozohen për zgjedhje. “Është jashtëzakonisht shqetësuese që 160 kandidatë të dërgohen nga partitë politike që kanë problem me ligjin. Pra ato propozojnë persona, qoftë për kuvendet komunale, qoftë për kryetarë të komunave, të cilët kanë aktgjykime të formës së prerë në tre vjetët e fundit nga gjykatat”, tha Miftaraj për DW. Sipas tij, “partitë politike vazhdimisht proklamojnë parimet e sundimit të ligjit, se do ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe në anën tjetër, në lista zgjedhore propozojnë persona që kanë precedent penal. Kjo është shqetësuese”, thotë Miftaraj.

Në zgjedhjet e fundit të përgjithshme që u mbajtën me 14 shkurt të këtij viti,  Albin Kurti që tashmë është kryeministër dhe të dënuar të tjerë me vendim të formës së prerë, nuk ishin lejuar të jenë pjesë e listave elektorale. Kjo për faktin që një Aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese ua kishte pamundësuar një gjë të tillë. Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese citohej ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili saktëson se “kushdo që dënohet me vendim të formës së prerë për vepër penale në tri vitet fundit nuk mund të bëhet pjesë e garës elektorale”. /DW

Tags: Albin Kurtikosovezgjedhje

TË LIDHURA

Beogradi: Kosova ndalon 3 zyrtarë dhe një ish-polic serb
Kosovo

Beogradi: Kosova ndalon 3 zyrtarë dhe një ish-polic serb

16:51 | 14/06/2025
Zjarri në klubin e natës ku humbën jetën 62 vetë, ngrihet aktakuzë ndaj 34 personave!
Rajoni

Zjarri në klubin e natës ku humbën jetën 62 vetë, ngrihet aktakuzë ndaj 34 personave!

20:41 | 13/06/2025
Vuçiç i del kundër federatës serbe: Pse ndryshuan stadium?
Rajoni

Vuçiç i del kundër federatës serbe: Pse ndryshuan stadium?

16:57 | 13/06/2025
Next Post

Iku dhe kjo verë

Kuvendi, seancë të jashtëzakonshme për ndryshimet në qeveri

Kuvendi u "zbraz" ende pa u mbushur, 4 deputetët që refuzuan mandatin

Luljeta Bozo: S’kam ndërmend të jap dorëheqjen 'hë për hë'

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com