E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Kuvendi u “zbraz” ende pa u mbushur, 4 deputetët që refuzuan mandatin

Kuvendi ka filluar të “zbrazet” ende pa u mbushur, teksa na ndajnë edhe pak ditë nga nisja e sesionit të ri parlamentar. Deri në këto momente, katër deputetë të zgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit, kanë dhënë dorëheqjen.

Tom Doshi ishte emri i parë që hoqi dorë nga mandati. Në një letër të firmosur nga ai, Doshi i kërkonte KQZ ta zëvëndësonte, ndërsa shprehej se dorëheqja është e parevokueshme. Ambasada Amerikane ishte shprehur kundër kandidimit të tij në zgjedhje. Ambasadorja Yuri Kim, disa herë ka përmendur emrin e Doshit, si një person të cilit i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara që në vitin 2018, për shkak se “është i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë”. Kjo nuk e pengoi Doshin të përfshihej në listat për deputet të partisë Social Demokrate, nga ku dha dorëheqjen.

“Unë i nënshkruari Tom Doshi, me vullnetin tim të lirë dhe të plotë deklaroj se në datën 26 Prill jap dorëheqjen nga mandati im si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Deklaroj se sot në datë 26 Prill jap gjithashtu dorëheqjen nga mandati im si deputet i fituar pas zgjedhjeve 2021 dhe jap dorëheqjen nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill. I kërkoj KQZ të bëjë zëvendësimin tim si deputet, sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Sa më sipër, është në përputhje me vullnetin tim të lirë dhe të plotë dhe nuk kam sot në datë 26 Prill asnjë pretendim me vendimin e KQZ sipas të cilës mandati im i kalon kandidatit tjetër sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Kjo dorëheqje është e parevokueshme”, thuhet në letrën e Tom Doshit.

Po kaq surprizuese ishte edhe emri i Gramoz Ruçit. Nën argumenin se kishte plotësuar ciklin e tij pas 30 viteve në foltoret politike, gjatë fjalës që mbajti në Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, kreu i Kuvendit njoftoi dorëheqjen nga të gjitha funksionet e Partisë Socialiste.

“Do deklaroj fundin e kësaj maratone dhe si çdo maratone ka startin dhe finishin, prandaj kam zgjedhur që s’ka më mirë se në këtë 30 vjetor të PS, s’ka më mirë që sot që kemi fituar këtë mandat të drejtë, pas disa muajsh mbush 70 vjeç që të deklaroj para jush se në 9 shtator që fillon legjislatura e re nuk do të ushtroj mandatin që më ka dhënë PS dhe se nuk do të kem ambicie për të qenë në asnjë organ ekzekutiv të familjes sime. Prandaj për ta mbyllur falenderoj Nanon dhe Ramën që e kam pasur privilegj të jem bashkëpunëtori i tyre. Të falenderoj të gjithë”, tha Ruçi.

Lexo edhe :   Soreca: Konferenca Ndërqeveritare duhet të mbahet brenda këtij viti

Ai ka qënë kryetar i Kuvendit në legjislaturen e fundit. Ruçi ka qënë sekretar i Përgjithshëm i PS-së që prej vitit 2005.

Teksa pritet që të inaugurohet legjislatura e re parlamentare, e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Rama njoftoi se Shefja e Infektivit Najada Çomo kishte vendosur të linte mandatin e deputetit, për shkak të shtimit të rasteve me Covid.

Lexo edhe :   Sa herë shoh Kosovën, më vjen keq për Shqipërinë

Shefja e shërbimit infektiv ka zgjedhur të vijojë punën e saj në shërbimin infektiv, pasi është rritur shifra e personave të shtruar.

“Jam i prekur nga komunikimi me Najada Çomon, ajo më kërkoi para pak kohe të pranoja tërheqjen e saj nga roli i ri i deputetes, duke ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj kur varianti Delta i virusit arriti të rimbushë shtretërit e pavionit të terapisë intensive. E falenderoj për këtë shembull kuptimplotë, dhe i them sot një faleminderit shumë të madhe. Lufta nuk ka mbaruar, vjeshta dhe dimri mund të jenë të vështirë”, u shpreh Rama.

E ndërsa sot hoqi dorë nga mandati i deputetit Mark Marku. Pedagogu i gazetarisë, me anë të një analize jepte arsyet e këtij vendimi. Sipas Mark Markut, PD është kthyer në një parti mburojë të interesave të dy liderëve, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Mark Marku, i cili doli deputet i parë në qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 25 prillit, shkruan se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, dhe as nuk do të jetë deputet në Kuvendin e ri.

Për Markun, fushata për zgjedhjen e kryetarit të PD, ishte pa vizion dhe nuk solli asnjë platformë ndryshimi se si demokratët do të vijnë në pushtet. /TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...