Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kosovë-Shqipëri/ Marrëveshje për ndryshimet në gjendjen civile, Çuçi tregon si do zbulohen eksponentët e krimit

4 vjet ago
in Aktualitet, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ministri i Brendshëm i Kosovës dhe ai i Shqipërisë nënshkruan një marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave në kohë reale për gjendjen civile. Bledi Çuçi dhe Xhelal Sveçla, thanë se sot do të firmoset marrëveshja për bashkëpunimin në fushën e gjendjes civile.

“Shkëmbimin në kohë reale të të dhënave për gjendje civile të shtetasve të cilët janë martuar. Një shtetas i Kosovës, çdo shtetas që martohet në Shqipëri do të njoftohet në kohë reale gjendja civile në Kosovë. Kjo për t’i ndërprerë rrugën çdo manipulimi që i shfrytëzojnë këto mundësi për t’ju shmangur drejtësisë”.

“Ky është një nga protokollet që do të shkëmbejmë të dhënat në kohë reale për të gjitha çështjet që mbulojnë dy qeveritë respektive. Do kemi marrëveshje të tjera në të njëjtën kohë”, u shprehën dy ministrat.

Ndërkohë, nuk mungoi dhe batuta e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili pasi folën dy ministrat, tha se “Lajm i mirë që edhe martesat do të bëhen me bekimin e Ministrave të Brendshëm”.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi shpjegoi në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë se lehtësimi i lëvizjes në kufi do të vijojë edhe me një marrëveshje për përditësimin në kohë reale të gjendjes civile. Ai paralajmëroi se kushdo që shkel ligjin, në lidhje me çdo ndryshim që do të bëjë në gjendjen civile, shtetet do të kenë mundësi të sinjalizojnë njëri-tjetrin.

“Marrëveshja e radhës ka të bëjë me shkëmbimin në kohë reale të të gjithë shkëmbimeve të të dhënave të gjendjes civile të shtetasve që janë martuar në dy shtetet, duke bërë të mundur që të shmangim çdo abuzim që mund të bëhet në gjendjen civile. Nëse një kosovar martohet në Shqipëri, do të ketë të gjitha ndryshimet në gjendjen civile në kohë reale dhe Kosova do të lajmërohet, dhe anasjellas. Kjo për të prerë rrugën e njerëzve që i shfrytëzojnë këto mundësi për t’iu shmangur drejtësisë”.

Nga ana tjetër, ministri i Kosovës Xhelal Sveçla pohoi se të dhënat do të shkëmbehen në kohë reale dhe do shkojmë drejt një data baze të përbashkët në të ardhmen.

“ Të dhënat do të shkëmbehen në kohë reale dhe do shkojmë drejt një data baze të përbashkët në të ardhmen. Këtë radhë zgjidhim një problematikë për fëmijët. Në të ardhmen do të ketë ndryshime të reja, që do të lehtësojnë jetën e qytetarëve”.

 

Tags: bledi cucigjendja civileXhelal Sveçla

TË LIDHURA

Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës

12:26 | 08/06/2026
Aktualitet

Të shtëna me armë në Kamëz, një person humb jetën

12:07 | 08/06/2026
Aktualitet

U përplas me një person për motive të dobëta, arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Shijak

12:05 | 08/06/2026
Next Post

Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend Marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit

Inflacioni që po godet botën dhe ekonomia shqiptare

Rama: Të krijojmë një revistë me ecurinë e marrëveshjeve Shqipëri-Kosovë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës

by mirseda
12:26 | 08/06/2026
0

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos, për shkak të mungesës së...

Të shtëna me armë në Kamëz, një person humb jetën

12:07 | 08/06/2026

U përplas me një person për motive të dobëta, arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Shijak

12:05 | 08/06/2026

LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Kamëz

11:58 | 08/06/2026

Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, dëshmon ish-drejtoresha e Sporteve

11:53 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com