Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kosovë: QUINT-i detyra e parë zgjedhja e presidentit dhe lufta kundër Covid

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Kosovë: QUINT-i detyra e parë zgjedhja e presidentit dhe lufta kundër Covid

BE pret nga institucionet e reja të Kosovës që të vazhdojnë dialogun me Serbinë në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve.

Ambasadorët e vendeve më të industrializuara, të njohura si vendet e QUINT-it në Kosovë i kërkuan partive politike, atyre në pushtet dhe opozitës që të punojnë për prioritetet e përbashkëta, duke theksuar qartë se detyrë e parë është zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës.

Kosova ka nevojë për stabilitet

Deklarata e QUINT-it erdhi vetëm një ditë pasi parlamenti i Kosovës e votoi qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. “Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës urojnë qeverinë e re dhe Kuvendin dhe i nxitin të gjitha partitë politike të luajnë rol të përgjegjshëm në njohjen e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit si mandat i dhënë nga populli për qeveri efektive”, theksohet në deklaratën e QUINT.

Ambasadorët e vendeve kryesore perëndimore theksojnë se “në këtë kohë të pandemisë dhe sfidave ekonomike, Kosova ka nevojë për udhëheqje politike të vendosur dhe institucione qeverisëse funksionale që sigurojnë stabilitet, përfshirë edhe presidencën. Adresimi i këtyre sfidave do të kërkojë që prijësit e partive politike dhe deputetët e zgjedhur tani t’i vënë nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi çështjet partiake politike dhe që opozita dhe qeveria të punojnë për prioritetet e përbashkëta, e detyra e parë është zgjedhja e presidentit të ri.”

BE përshëndet dhe kërkon vazhdimin e dialogut

Formimi i institucioneve të reja të Kosovës u përshëndet edhe nga zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, të cilët theksuan rëndësinë e vazhdimit të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve. “Presim që të punojmë së bashku për të sjellë një përfundim të suksesshëm të dialogut Beograd-Prishtinë. Kjo është thelbësore për rrugën evropiane. BE-ja mbështet plotësisht agjendën e reformave dhe trajtimin e COVID-19”, shkroi në Twitter, Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Edhe Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka uruar formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke rikujtuar sërish që dialogu me Beogradin dhe normalizimi i raporteve është çështje kyçe. “Pres që të punoj së bashku me ju për të çuar përpara reformat në rrugën evropiane dhe vazhdimin e luftës kundër COVID-19”, shkroi Varhelyi.

Zgjedhja e presidentit  – sfida e parë

Parlamenti i Kosovës u konstituua të hënën me (22.03) dhe zgjodhi qeverinë e re me kryeministër Albn Kurtni. Ky i fundit e mori sot zyrtarisht detyrën nga paraardhësi i tij Avdullah Hoti. E detyra e radhës së parlamentit të ri është zgjedhja e presidentit të vendit. Pretendetja për këtë post është Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi me një listë me Vetëvendosjen e Albin Kurtit. Por, për t’ia siguruar votat Vjosa Osmanit, Kurtit i duhet të ketë të pranishëm në sallë të parlamentit të paktën 80 deputetë që për momentin nuk i ka.

Dy partitë shqiptare që tashmë janë në opozitë LDK dhe AAK, nuk janë deklaruar deri tash që do ta mbështesin Vjosa Osmanin për presidente, ndërkohë që PDK ka një qëndrim të prerë për këtë çështje. Udhëheqësi i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, thotë se partia e tij është konsultuar për çështjen e presidentit dhe nuk do ta mbështesin Vjosa Osmanin.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK Ramush Haradinaj thotë se partia e tij nuk dëshiron që “pushteti do të koncentrohej në një parti të vetme”, duke lënë të kuptohet se nuk do ta mbështesin Vjosa Osmanin për presidente. Edhe lideri i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u shpreh se LDK nuk do të votojë siç thotë “president partiak”.

Ndërkohë shumica nga përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Kosovë kanë shprehur mbështetjen e tyre për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit dhe qeverisë. E përfaqësuesit e Listës Srpska, nuk kanë thënë qartë, nëse do ta votojnë presidentin e ri. Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Nëse kjo dështon në dy raunde, organizohet votimi i tretë ku pretendenti për president duhet të ketë së paku 61 vota, por gjithsesi duhet të jenë në sallë 80 deputet nga 120 sa i ka kuvendi i Kosovës. Nëse edhe në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet President i Kosovës, automatikisht shpërndahet parlamenti dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen jo më larg se brenda 45 ditësh./DW/

Tags: Albin KurtiCOVID-19presidentiquint

TË LIDHURA

Mes tensioneve, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”
Rajoni

Mes tensioneve, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”

16:39 | 05/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius
Moti

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Kriza e ujit thellohet, rezervat në nivele alarmante në këtë shtet
Rajoni

Kriza e ujit thellohet, rezervat në nivele alarmante në këtë shtet

18:39 | 04/07/2025
Next Post
Ndarja e Kosovës, Bushati: Ide e vjetër serbe, një shqiptar e risolli në jetë

Ndarja e Kosovës, Bushati: Ide e vjetër serbe, një shqiptar e risolli në jetë

Biden, takim virtual me udhëheqësit e BE-së për të rindërtuar marrëdhëniet

Biden, takim virtual me udhëheqësit e BE-së për të rindërtuar marrëdhëniet

Sondazhi/ 51.4% e shohin si të padrejtë ndërhyrjen e bashkisë në zyrat e FRD-së

Sondazhi/ 51.4% e shohin si të padrejtë ndërhyrjen e bashkisë në zyrat e FRD-së

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Moderatorja e njohur në zi, humb një njeri të dashur
Showbizz

Moderatorja e njohur në zi, humb një njeri të dashur

by mirseda
08:52 | 07/07/2025
0

Moderatorja e njohur shqiptare, Orinda Huta, ka prekur ndjekësit e saj me një postim emocional në rrjetet...

Këmbimi valutor: Sa kushtojnë euro dhe dollari?

Këmbimi valutor: Sa kushtojnë euro dhe dollari?

08:37 | 07/07/2025
Parashikimi i motit për sot, 7 korrik 2025

Parashikimi i motit për sot, 7 korrik 2025

08:11 | 07/07/2025
Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

22:56 | 05/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com