Ndarja e Kosovës, Bushati: Ide e vjetër serbe, një shqiptar e risolli në jetë

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur në lidhje me çështjen e ndarjes së terrritorit të Kosovës.

Bushati u shpreh se kjo ishte një ide e vjetër serbe, por që sipas tij u riaktivizua në gojë shqiptarësh dhe u tentua ti shitej perëndimit si një ide lokale.

I ftuar në Syri Tv, Bushati tha se kjo ishte një ide që futi në tension rajonin dhe ia uli ndikimin në maksimum ndikimin e Tiranës në Prishtinë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Preshevë.

Ditmir Bushati: ”Qëndrimi im ka qenë në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, strategjinë e sigurisë kombëtare dhe të interesit kombëtar. Nuk mendoj se kam bërë ndonjë akt heroik. Qëndrimi im ka qenë zyrtar, diplomatik. Bëhej fjalë për gjysmën e Kombit, Kosovën dhe në këtë pikëpamje ishte e pamundur që kushdo të ishte ministër i Jashtëm i Shqipërisë të ishte gojëkyqur. Mund të ju them me gojën plot që ishte një ide e vjetër serbe që u riaktivizua në gojë shqiptarësh dhe u tentua ti shitej perëndimit si një ide lokale, e disa liderëve në rajon. Nuk më kanë surprizuar qëndrimet e këshilltarit të Trumo John Bolton, as reagimet e qeverive britanike dhe gjermane, sepse kabllot e lobimit ishin futur thellë. Kjo ishte një ide që futi në tension rajonin dhe ia uli ndikimin në maksimum ndikimin e Tiranës në Prishtinë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Preshevë.”