Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kosovë/Qeveria modifikon afatin për targat serbe, por nuk heq dorë nga vendimi

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kosovë/Qeveria modifikon afatin për targat serbe, por nuk heq dorë nga vendimi

Zbatimin e vendimit për targat serbe që fillon më 31 tetor, qeveria e Kosovës e sheh në tri faza. SHBA që i kërkoi qeverisë Kurti ta shtyjë afatin për 10 muaj, e zhgënjyer dhe e shqetësuar prej qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës vendosi që të zbatojë me tri faza afatin për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Republikës së Kosovës dhe për vendimin e saj i njoftoi edhe shtetet anëtare të QUINT-tit. Kryeministri Albin Kurti tha në një konferencë për medie të premten në mbrëmje (28.10) se zbatimi i vendimit për targat serbe megjithatë fillon më 31 tetor dhe do të kalojë nëpër tri faza.

Fazat e konvertimit të targave

“Për tri javë, nga 1 nëntori deri më 21 nëntor fillon masa e qortimit. Pastaj për dy muaj, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë më 21 prill s’mund të ketë, sepse s’mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës. Me këtë sekuencim dhe shkallëzim ne tregojmë seriozitetin tonë që padyshim ta zbatojmë vendimin që kemi marrë e u japim shanse të gjithë atyre që dëshirojnë të integrohen”.

Vuçiç: Serbët në Kosovë nuk do të heqin dorë nga targat KM (Mitrovicë e Kosovës)

Kryeministri Kurti tha se “kjo është mënyra që edhe ta zbatojmë rendin e ligjin por në anën tjetër ta kemi përgjigjen tonë për ndjeshmërinë e shtuar edhe ndërkombëtare sa i përket paqes dhe sigurisë në vendin tonë, por jo vetëm”.

Ndërkombëtarët të zhgënjyer me qeverinë e Kosovës

Shkallëzimi i vendimit të qeverisë së Kosovës për targat serbe të makinave, ndodhi në ditën kur Departamenti Amerikan i shtetit dhe diplomatë ndërkombëtarë shprehen zhgënjimin me qeverinë e Kosovës e cila refuzoi kërkesën e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian që zbatimin e vendimit për targa të paraparë të hyjë në fuqi me 31 tetor, ta shtyjë edhe për 10 muaj.

“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për ta bërë një gjë të tillë”, u tha në një deklaratë të Departamentit amerikan të Shtetit, vetëm disa minuta pasiqë qeveria e Kosovës shpalosi një plan të saj të ri për zbatimin e vendimit për targat. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “ky vendim nuk është shtyrje e afatit për targat”.

SHBA-të thanë ndërkaq, që Kosova ka të drejtë të zbatojë vendimin për targat, sipas Marrëveshjes së Brukselit, por shtuan se “zgjatja e afatit do të ishte në interes që të arrihej përparim në dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, dialog ky  që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian”. Departamenti Amerikan i shtetit kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të punojnë në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve.

Vuçiç paralajmëron rezistencë

Një ditë më parë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se serbët në Kosovë nuk do të heqin dorë nga targat KM (Mitrovicë e Kosovës), dhe paralajmëroi “rezistencë” nëse pas 31 tetorit, Kosova konfiskon targat dhe makinat. Këtë deklaratë, Vuçiq e bëri pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës. /DW

Tags: Albin Kurtikosoveserbitargat

TË LIDHURA

Greqia përballet me zjarre, lëshohen urdhra për evakuim në katër vendbanime
Bota

Greqia përballet me zjarre, lëshohen urdhra për evakuim në katër vendbanime

16:39 | 26/06/2025
‘Makth’ në muzeun italian, vizitori prish pikturën për një ‘selfie’
Bota

‘Makth’ në muzeun italian, vizitori prish pikturën për një ‘selfie’

09:57 | 24/06/2025
Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali
Rajoni

Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali

14:52 | 20/06/2025
Next Post
Xhafer Thaqi: Vajzat e “Për’puthen” bëjnë takime me lekë (VIDEO)

Xhafer Thaqi: Vajzat e “Për’puthen” bëjnë takime me lekë (VIDEO)

“Çfarë do të ndodhë, nuk do t’ju harroj kurrë”, publikohet letra e fundit e Hueyda El Saied

“Çfarë do të ndodhë, nuk do t’ju harroj kurrë”, publikohet letra e fundit e Hueyda El Saied

Meta: Rama përgjegjësi i vetëm për krizën energjetike, kërkon të falimentojë prodhuesit

Meta: Rama përgjegjësi i vetëm për krizën energjetike, kërkon të falimentojë prodhuesit

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit
Showbizz

Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

by mirseda
21:49 | 27/06/2025
0

Pas një periudhe të shkurtër mungese në komunikimin privat, Joz Marku, ish-banori i Big Brother VIP Albania,...

Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

21:46 | 27/06/2025
Incident në Romë: Papa goditet me shall në kokë

Incident në Romë: Papa goditet me shall në kokë

21:37 | 27/06/2025
Zjarr i fuqishëm në Fier! Digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë

Zjarr i fuqishëm në Fier! Digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë

21:34 | 27/06/2025
E vranë apo u vetëplagos? Misteri i vdekjes së Fatos Cenajt thellohet

E vranë apo u vetëplagos? Misteri i vdekjes së Fatos Cenajt thellohet

21:18 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com