Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Meta: Rama përgjegjësi i vetëm për krizën energjetike, kërkon të falimentojë prodhuesit

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Rezoluta e Konventës së Partisë së Lirisë që në thelb ka referendumin, është miratuar me unanimitet. Rezoluta u prezantua nga sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në fjalën e tij në Konventën Kombëtare deklaroi se qeveria aktuale ka dështuar në menaxhimin e sistemit të energjisë elektrike. Ai u shpreh se Partia e Lirisë do të mbështesë fuqishëm të gjithë ata që do të investojnë për të rritur prodhimin vendas të energjisë, duke i hequr të gjitha pengesat burokratike, administrative dhe korruptive të regjimit aktual. Meta tha ndër të tjera se ndonëse Shqipëria është e pasur në karburante të prodhimit vendas, shqiptarët paguajnë karburantin më shtrenjtë se kudo në Europë. Më shumë se edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, të cilët nuk janë prodhues nafte.

“Partia e Lirisë ka depozituar dy iniciativa ligjore në Kuvendin e Shqipërisë, për të liberalizuar urgjent investimet për impiantet fotovoltaike, me qëllim nxitjen e qytetarëve dhe bizneseve për ta zgjidhur vetë prodhimin e energjisë me panele diellore dhe për të injektuar energjinë e tepër të tyre elektrike, në sistemin kombëtar të energjisë.

Partia e Lirisë do të mbështesë fuqishëm të gjithë ata që do të investojnë për të rritur prodhimin vendas të energjisë, duke i hequr të gjitha pengesat burokratike, administrative dhe korruptive të regjimit aktual.
Ndërsa qeveria e Edi Ramës ka dështuar totalisht në menaxhimin e sistemit të energjisë elektrike, nga ana tjetër, kërkon t’u vërë taksë të jashtëzakonshme prodhuesve privatë të energjisë elektrike, të cilët vetëm në vitin e fundit, i kanë kursyer shtetit mbi 250 milionë euro, me energjinë e prodhuar prej tyre.

Dështim përbën edhe mosgazifikimi i vendit pas ndërtimit të gazësjellësit strategjik të TAP. Në 12 nëntor 2020 ka filluar operimin gazësjellësi i TAP.

Dështim përbën mos vendosja në punë e TEC-it të Vlorës. Ne mbështesim propozimin e drejtë për zgjerimin e fashës deri në 1200 KW, pasi fasha aktuale e qeverisë prek rreth 90-130 mijë familje shqiptare të shtresës së mesme.

Rilindja, ashtu sikurse me energjinë elektrike, ka ndjekur të njejtën politike mafioze edhe me çmimin e karburanteve, duke thelluar varfërimin e shqiptarëve. Megjithëse Shqipëria është e pasur në karburante të prodhimit vendas, shqiptarët paguajnë karburantin më shtrenjtë se kudo në Europë. Më shumë se edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, të cilët nuk janë prodhues nafte”, tha ai.

Meta ka shtuar gjithashtu se PL ka dërguar në Kuvend ligjin për heqjen e taksës së qarkullimit mbi naftën. “Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend ligjin për heqjen e taksës së qarkullimit mbi naftën, si një taksë absurde që rëndon xhepat e gjithë qytetarëve, përfshirë edhe pensionistëve, për shkak se çmimi i lartë i karburantit ka rritur kostot e prodhimit qoftë edhe të bukës.

Vetëm falë rritjes së çmimeve, Qeveria ka mbledhur qindra milionë euro nga djersa dhe sakrificat e qytetarve, pa u dhënë atyre asnjë mbështetje, megjithëse këto para janë krijuar prej vetë shqiptarëve”, tha ai.

Tags: MetaPartia e Lirisërama

TË LIDHURA

Aktualitet

Sot provimi i Gjuhës Shqipe për maturantët

09:34 | 09/06/2026
Aktualitet

Aksident ‘zinxhir’ në Vlorë-Orikum, makinat shpërthejnë në flakë! Vdes një nga shoferët

09:16 | 09/06/2026
Aktualitet

Rama për Al Jazeera: Nuk po shesim Shqipërinë, projekti në Zvërnec është një bekim për vendin!

09:14 | 09/06/2026
Next Post

Meta: Ne kemi model ekonomik që rrit punësimin dhe mirëqenien, do ulim koston e jetesës

Meta jep premtimin e radhës: Do miratojmë ligjin që garanton rritje pagash çdo vit

Kreu i PD-së në Librazhd: Kam qenë 2 javë në spital me brinjë të thyera nga “Ilir Meta”







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Sot provimi i Gjuhës Shqipe për maturantët

by mirseda
09:34 | 09/06/2026
0

Këtë të martë, 9 qershor, maturantët po i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Proces, që...

Aksident ‘zinxhir’ në Vlorë-Orikum, makinat shpërthejnë në flakë! Vdes një nga shoferët

09:16 | 09/06/2026

Rama për Al Jazeera: Nuk po shesim Shqipërinë, projekti në Zvërnec është një bekim për vendin!

09:14 | 09/06/2026

Trump: Jemi pranë marrëveshjes me Iranin, tensionet me Izraelin mund të qetësohen për një javë

09:12 | 09/06/2026

Trump: Jemi pranë marrëveshjes me Iranin, tensionet me Izraelin mund të qetësohen për një javë

09:11 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com