E shtunë, 6 Mars, 2021
13 C
Tirana

Kosovë, Albin Kurtit i ndalohet kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mund të pretendojë postin e kryeministrit, por ai nuk do të jetë në radhën e deputetëve të Kosovës më 14 shkurt.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës njoftoi sot se pas verifikimeve, ka rezultuar se 15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për listat zgjedhore, kanë mes tyre kandidatë të cilët nuk mund të garojnë për shkak të problemeve me ligjin.

Kurti ishte dënuar në janar të vitit 2018 për dy vepra penale: përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ndërsa në shtator të po atij viti Apeli ia vërtetoi dënimin e njëjtë, shkuajnë mediat kosovare.

Me këto vepra, përshkruheshin veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, si pasojë e të cilave, liderit të LVV-së i është pamundësuar kandidimi në listë zgjedhore.

Përveç Kurtit, KQZ-ja s’i ka certifikuar edhe 46 kandidatë për deputetë edhe nga listat e partive tjera që po ashtu ishin të dënuar në tri vitet e fundit.

Qytetarët e Kosovës do të duhet të dalin në zgjedhje për herë të dytë brenda një viti e gjysmë. Kështu ka urdhëruar Gjykata Kushtetuese më 22 dhjetor përmes një aktgjykimi. Kjo gjykatë, kishte gjetur parregullsi në votimin e qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, i cili e mori detyrën e kryeministrit në qershor.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA-ja dënon “sulmin” e Kinës ndaj autonomisë së Hong Kongut

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar vendimet e Kinës për të rregulluar sistemin elektoral të Hong Kongut dhe i kanë konsideruar ato si “sulm të...

Tjetër tërheqje nga PS-ja, deputeti Vorpsi: Do t’ia kaloj stafetën të rinjve

Deputeti i Partisë Socialiste dhe njëherësh Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi ka njoftuar largimin e tij nga politika. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Basha: Sfida më e madhe pas 25 prillit, frenimi i ikjes së të rinjve nga vendi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim online me studentë dhe përfaqësues të EDS (European Democrat Students). Të pranishëm në këtë takim...

Angrisano thirrje të rinjve: Keni fatin që keni një udhëheqës si Lulzim Basha

Presidenti i “European Democrat Students” (EDS) Carlo Angrisano, mori pjesë në takimin online të kryedemokratit Lulzim Basha me studentë dhe përfaqësues të EDS (European...

Nuk shkon Çe Guevara në Shqipëri, Albin…

Nga: Skënder Minxhozi 577-vjetori i Beslidhjes së Lezhës, pastaj lule te Çerçiz Topulli e ndonjë anabas tjetër i ngjashëm, që nuk pata kohë ta vë...