Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kosova që nuk mund të lëvizë dot lirisht

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Leonidha Mërtiri

Përsëri asgjë e re për liberalizimin e vizave për Kosovën. Shqiptarët në Kosovë vazhdojnë të mos lëvizin dot lirisht në kontinentin e tyre, si gjithë popujt e tjerë. Muret për të mbeten të ngritur.

Sepse vetë Bashkimi Europian, pavarësisht premtimeve të derisotme, asnjë hap më tutje nuk ka bërë për liberalizimin e vizave. Qytetarët e Kosovës duhet të lëvizin me vizë në secilin vend europian, duke u privuar kështu nga e drejta e lëvizjes së lirë.

Po shkojnë kaq vite dhe ende nuk shihet asnjë veprim konkret. Sipas premtimeve, deklaratave jo të pakta, Kosova ka qenë shumë afër heqjes së vizave. Ditët e fundit, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, u shpreh se Kosova i ka plotësuar kushtet për këtë, si për të kundërshtuar ndonjë homolog të tij skeptik.

Holanda deri në ditët e fundit pohonte mospërmbushjen e kushteve, derisa vetëm tani Parlamenti holandez skepticizmin e vetë e zëvendësoi me votat e shumicës së deputetëve për heqjen e regjimit të vizave. Hezitimi më i madh është reflektuar dhe po vazhdon, për fat të keq, të jetë i tillë, te Franca, e cila gjatë këtyre gjashtë muajve mbante dhe kryesimin e radhës së Presidencës së BE-së. Sërish një kokëfortësi e pashpjegueshme. Madje, në prag të hapjes së takimit të fundit të Bashkimit Europian, Ministria e Jashtme e Francës, duke u shprehur për liberalizimin e vizave për Kosovën, nënvizon se kjo çështje “përfshin një sërë kushtesh që duhet të përmbushen efektivisht në afat të gjatë”. Pra, Kosova të vazhdojë të mbetet e izoluar.

Akoma duhet të pritet, teksa kriteret e vendosura në udhërrëfyesin e BE-së kanë kohë që janë plotësuar? Kosova nuk mund të mbetet peng i këtyre qëndrimeve. Komisioni Europian, ky organ ekzekutiv i BE-së, që, me Parlamentin dhe Këshillin Europian, janë institucionet kryesore të Bashkimit Europian, prej kohësh konkludoi se me ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Kosova përmbushte gjithçka. Në vitin 2018 edhe kjo u arrit. Por “yçkla” të tjera do t’u kundërviheshin atyre. Dhe nuk dihet sa do të vazhdojë kjo paradë “yçklash” me kërkesa teknike dhe politike, nën çadrën “për arrestime të të korruptuarve” apo të aktorëve të “krimit të organizuar”. Shqiptarët e Kosovës, këtij shteti sovran dhe të pavarur, duhet të qëndrojnë sërish para dyerve të njërës dhe tjetrës ambasadë. Pa asnjë ekuivok: diskriminim i hapur i tyre. Është kjo arsyeja që qëndrime të tilla kanë zgjuar me të drejtë edhe ndjeshmërinë e të huajve.

Gjashtëmbëdhjetë mijë qytetarë me në krye këshilltaren lokale të BE-së, Kati Shchneeberger, i drejtuan një peticion online Presidentëve të strukturave udhëheqëse të BE-së për problemin e vizave për Kosovën, me thirrjen: “Mos e izoloni Kosovën. Tani është koha. Të drejta të barabarta për qytetarët e Kosovës, si për qytetarët e BE-së…”. Po përse BE-ja, prej mbi dhjetë vjetësh vazhdon të ecë sipas këtij lloj skenari? Përse ky qëndrim dyfaqesh? Njerëzit u zhgënjyen me të drejtë, edhe pse shpresat ishin të zbehta, nga takimi i Brukselit, i 23 qershorit, i cili mbeti memec para premtimeve të deritanishme ndaj Kosovës për problemin e vizave, ku Këshilli i Ministrave të BE-së ende mban të kyçur këtë vendim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.

Me sa duket, Bashkimi Europian, së pari, vazhdon ta paragjykojë shtetin sovran të Kosovës, ndihmuar, dashur pa dashur kjo dhe nga politika kosovare. Së dyti, strukturat udhëheqëse të tij, edhe më tej do ta kërkojnë bllokimin e vizave te mosdakordësia e vendeve të veçanta, anëtare të BE-së, pa e ndarë këtë nga “kriteret e paplotësuara”. Qëndrimet premtuese të BE-së fatkeqësisht kanë ushqyer dhe te disa politikanë të Kosovës të njëjtën gjë. Imitim i padëshirueshëm “heqja e vizave” nga ana e tyre, sidomos e shfaqur kjo gjatë fushatave të ndryshme zgjedhore. Objektiva që nuk kanë thënë asgjë; ndryshe, po të ishte për ta do të ishin realizuar me kohë. Në këto kushte, do të ishte më e udhës që Parlamenti, qeveria me institucionet e saj të rëndësishme në Kosovë, të rritnin kontaktet sidomos me ato vende që ende janë të lëkundura në këtë drejtim.

Pavarësisht rezultatit. Kështu do t’u priten rrugët dhe atyre sulmeve ndaj njëri-tjetrit, të cilat janë të pranishme në Kosovë, për t’i kërkuar fajtorët e bllokimit të vizave te Kurti, Mustafa e tjerë dhe te partitë e tyre, Vetëvendosja, Lidhja Demokratike apo Partia Demokratike. Kosova nuk ka nevojë për fjalë, premtime boshe të të dërguarve të Brukselit, por për hapa konkretë të BE-së, pa folur për mundësitë e njerëzve të vetë, që të mund të lëvizë lirisht, si gjithë qytetarët e tjerë të rajonit tonë. Është kjo kërkesa më minimale e saj, një e drejtë që po i mohohet padrejtësisht.

Tags: bekosovaLeonidha Mërtiri

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Ceremoni e veçantë për dhëmbin e heroit të pavarësisë Patrice Lumumba

Ish-shefi i Formula 1 në krah të Putinit, bën deklaratën e papritur

Kosova me masa ndaj Serbisë për dokumentet e udhëtimit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com