Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kosova, me shpejtim drejt Vetëvendosjes

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Andi Bushati

Ajo që ka ndodhur këtë të djelë në Podujevë e kapërcen cakun e një palë zgjedhjeve të parakohshme lokale. Duke mundur së bashku, edhe partinë e Isa Mustafës edhe PDK-në, liderët e së cilës gjenden në Hagë, Albin Kurti dhe kandidati i tij Shpejtim Bulliqi, nuk kanë fituar një komunë.

Ata mposhtën tok kastën e vjetër, i dhanë dërrmën në bastionin e tyre sharlatanëve politikë të tipit Agim Veliu, zhvlerësuan me përbuzje manovrat meskine të Isa Mustafës dhe i hoqën tullën e fundit një qeverie që qëndron në detyrë kot së koti, pa mbështetje popullore.

Në këto zgjedhje lokale, të zhvilluara në një nga zonat që LDK-ja i fitonte tradicionalisht, Vetëvendosja arriti të grumbullojë shumicën absolute (51.6%) duke shmangur madje dhe turin e dytë.

Natyrisht, shpjegimi i kësaj fitoreje, sado spektakolare të ngjajë në dukje, është tepër i thjeshtë në realitet.

Garën Albin Kurti dhe VV e patën tepër të lehtë me rraqet politike që kishin përballë. Ata shkuan drejt kësaj sfide me petkun e një force që u ishte bërë padrejtësi kur i rrëzuan nga pushteti me puç, marsin e shkuar.

Ata shkuan me aureolën e faktorit të vetëm që sendërzonte votën popullore për ndryshim, të 6 tetorit 2019. Ata shkuan me moralin e atyre që e lënë pa drojë pushtetin duke mos vënë karrigen mbi interesat e Kosovës.

Dhe kë kishin përballë?

Treshen më të diskredituar të partisë së vjetër të Rugovës, Mustafa- Hoti- Veliu, që tradhëtoi në mënyrën më të pështirë zgjedhësit e saj. Një parti, që ua kërkoi votën të vetëve duke thënë se do përmbyste shtetin e kapur nga Hashim Thaçi, dhe u shndërrua shumë shpejt në patericën e tij. Një parti që në opozitë përbetohej kundër mini Shengenit, e pastaj e firmoste pa kokëçarje në takimin më të padinjitetshëm që i rezervuan në zyrën ovale. Një parti që “besimin” e kërkonte me Vjosa Osmanin dhe, pasi mbaronte zgjedhjet, e përjashtonte atë pa iu skuqur fytyra se pati mashtruar.

Bashkë me të humburit u rendit edhe PDK-ja, e cila nuk rikuperoi dot aspak nga situata patetike e krijuar pas marrjes së liderëve të saj në Hagë. Kjo parti, që prej vitesh është kacavjerrë pas pushtetit, po paguan edhe çmimin e gjatë të keqeverisjes, por edhe dorën e fshehtë të ish presidentit.

Mbi Partinë Demokratike ende rëndon hija e Hashim Thaçit për rrëzimin e një kabineti të ligjshëm në kulmin e pandemisë, për manovrat okulte që përdori së bashku me ambasadorin Grenell, për qëllime të mbrapshta, për përdorimin e paskrupullt që ai u bëri deri në fund liderve burokratë të LDK-së.

Rezultati qe si një lakmues për të kuptuar atë që ndodh realisht në gjithë vendin.

Vetvendosja fitoi e vetme kundër të tërëve, pasi të gjithë u bënë bashkë për të mbrojtur status quo-në; Për të ndërtuar koalicione, qëllimi i të cilave është vetëm të grabisin shtetin; Për të vënë në punë të njëjtin mekanizëm, që i përzgjedh njerëzit, nga bordet publike deri te kryetari i shtetit, jo në funksion të meritave, por të pazareve.

Në këtë kuptim, zgjedhjet e së dielës në Podujeve ishin një klithmë, se në gjendjen ku ndodhet, Kosova ka nevojë urgjente për ndryshim. Se njerëzit duan shpagim për talljen që iu bë në marsin e kaluar. Se votuesit po kërkojnë të rikthejnë me votë dhe institucionalisht, legjitimitetin që një kastë ua vodhi pabesisht.

Natyrisht, nga pikpamja taktike, ndonëse fitoi me Bulliqin, Vetëvendosjes nuk i leverdis një rikthim i shpejtë në pushtet. Në këtë situatë pandemie, me pasojat afatgjata ekonomike që ajo do të lërë, me sfidat e ardhshme të dialogut me Serbinë, qeverisja është një patate e nxehtë, që askush s’do të donte ta mbante në duar.

Por, paradoksi është se ajo e ka luajtur aq fort kartën e diskreditimit të kastës së vjetër dhe politikanë të tipit Mustafa, Veliu, Hoti janë përpjekur aq shumë për t’i vërtetuar tezat e saj, sa e kanë pamundësuar çdo alternativë tjetër.

Prandaj, sot, Kosova ka më nevojë të shpejtojë drejt Vetëvendosjes, sesa kjo e fundit të nxitojë drejt pushtetit. /Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIkosovevetevendosja

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Moderna pritet të kërkojë sot autorizim për vaksinën Covid-19

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën drejtuesi i motorit

Trump: Nuk luftoj për vete, por për 74 milionë amerikanët që më votuan







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com