Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kosova duhet liruar, sërish!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kosova duhet liruar, sërish!

Nga Behgjet Pacolli

Zv.Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Kosovës

“Këshilltarët e Presidentit Havel mbetën të habitur: Ai veshi pantallona jeans dhe kërkoi papritmas të bënte ca qindra metra në rrugën e kthimit të të deportuarve kosovarë në kufirin me Shqipërinë. Donte ta bënte për empati, për të provuar njëjtë si ata, të shpërngulurit me forcë, ndjesitë e një rruge kthimi tek vatrat amtare,” më tregoi ish-Presidenti i Shqipërisë Rexhep Meidani diçka më pak se 20 vjet më parë.

Kishte qenë një vizitë e Presidentit të famshëm çek Václav Havel, kur fushata ndëshkuese e NATO-s për të çliruar Kosovën përfundoi me sukses. Falë aleancës mes vendesh nga lindja dhe perëndimi, kosovarët nuk mbetën nëpër botë, nuk ndenjën nëpër kampe humanitare, por u kthyen në vatrat e tyre.

Ato vatra ishin ende të djegura, rreth 120 mijë shtëpi, ku gjendeshin edhe trupa të vrarë, nga afro 15 mijë shqiptarë. Gjithçka u rindërtua. Koalicioni i vendeve që na çliroi 20 vjet më parë, më i gjerë sesa NATO, u shndërrua në një koalicion ndërtues i Vatrës së përbashkët për njerëzit e Kosovës.

Nuk kishte alternativë për kthim mbrapa në gjendjen e mëparshme nën Serbi, pjesë e një Jugosllavie që sot nuk ekziston më. Madje, në një deklaratë të 31 janarit 2006, në Londër, ministrat e jashtëm të Grupit të Kontaktit, plus atyre të BE-së dhe NATO-s (për Rusinë firmosi zoti Lavrov), potenconte përveç parimeve udhëheqëse të 2005 për Kosovën – jo ndarje, jo bashkim me shtet tjetër, jo kthim në gjendjen e mëparshme – edhe një urdhërim për Jugosllavinë në paragrafin 7: “Ministrat presin që Beogradi të jetë i vetëdijshëm që marrëveshja duhet, mes të tjerash, të jetë e pranueshme nga njerëzit e Kosovës. Politikat katastrofike të së shkuarës janë në thelb të problemeve të së tashmes.”

Në fillim të këtij shkrimi, zgjodha jo pa shkak  të përmend një figurë monumentale të historisë europiane, udhëheqësin e një vendi të ish-Lindjes komuniste që kapërceu ndjeshmëritë e opinionit publik të vendit të tij: vetëm 35% e çekëve ishin në favor të bombardimit të Serbisë nga NATO. Ndryshe nga frika e skeptikëve, ndërhyrja humanitare e NATO-s në favor të Kosovës nuk solli një luftë të re botërore, përkundrazi: Ajo bëri bashkë vendet e perëndimit dhe të lindjes. Ajo bëri bashkë pellgje gjeografike të ndryshme. Ajo bëri bashkë popullsi të përkatësive fetare të ndryshme. Madje, as Rusia nuk mundi ta kundërshtonte.

Kuadri legal mbi bazën e të cilit u ndërtua dhe konsolidua statusi ndërkombëtar i Kosovës dje dhe sot – Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, Plani Ahtisaari (në shumicën dërrmuese të përbërjes së vet) si e tregon edhe deklarata e cituar më sipër, mendimi këshillimor i ICJ-së për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator 2009 – është  miratuar me konsensus thuajse absolut.

Ky aksion ndërkombëtar luftarak, juridik, shtetndërtues ishte i mundur sepse kishte një bazë morale që e personifikuan pikërisht disa prej pacifistëve më të mëdhenj europianë, Václav Havel, Bernard Henry Levy dhe Bernard Kushner, për të përmendur disa nga emrat më të shquar…

Shteti i Kosovës është reflektim i konsensusit më të madh ndërkombëtar në aksionin e bashkësisë së shteteve në fundshekullin e 20 dhe në fillimin e atij 21. Kosova si vepër e madhe e aksionit kolektiv botëror e kompaktësoi vetë NATO-n; afirmoi udhëheqësinë e SHBA-ve brenda saj; afroi botën mes vedi; afroi fetë kryesore; krijoi një koalicion me vende në të gjithë rruzullin, nga Arabia Saudite te Shtetet e Bashkuara, Japonia, Turqia por dhe Greqia, etj; dhe u konceptua si një shembull i përkryer i këtij kursi të afrimit ndërkombëtar, ndërfetar dhe i paqes në rajon dhe në botë. Precedenti që ajo krijoi ndali konfliktin në vatra të tjera krize në rajon, por edhe në botë.

Megjithatë, Kosova sot është një mision i papërmbushur. Një biznes i papërfunduar. Kosova nuk është anëtare e OKB-së. Kosova sot është vendi më i izoluar në Europë, edhe pse thellësisht mirënjohëse për çliruesit dhe ndërtuesit e saj dhe njëkohësisht shteti më properëndimor në rajon.

Regjimi antinjerëzor i vizave mund të thuhet se ilustron dështimin që vjen nga mungesa e konsensusit të politikës ndërkombëtare për Kosovën, sipas paradoksit të interesave të vegjël që cënojnë interesin e epërm kolektiv. Ky paradoks jashtë Kosovës ka prodhuar një paradoks brenda Kosovës: një gjysh kosovar i ka rënë pash Europës pa viza 50 vjet më parë; Dua Lipa bën krenare Britaninë e madhe dhe Kosovën; ndërsa një njëzetvjecar shqiptar me emrin ToniBler nuk mund të udhëtojë dot pa vizë askund!

Kosova duhet liruar, sërish! Kosova duhet kuptuar, sërish! Kosova duhet shpëtuar, sërish! Kosovës duhet t’i jepet mundësia t’ua kthejë borxhin atyre që i shpëtuan ekzistencën nga rreziku i genocidit 20 vjet më parë. Ne duam të kontribuojmë në misione paqeruajtëse, paqebërëse, proporcionalisht me fuqinë tonë. Por, më thjesht, njerëzit duan t’u kthejnë vizitën atyre që na vizitojnë.

Kosova, në mes të Europës, është vend që fle mbi pasuri natyrore. Është një vend me një rini plot talente. Por, zhvillimi ynë ekonomik stagnon pikërisht për shkak të statuskuosë së negociatave me Serbinë. Dialogu i konceptuar si deri më sot me fqinjin verior, nuk po çon dot në një mbyllje përfundimtare të plagëve të së kaluarës.

Për fatin tonë të madh, një lloj lëvizjeje pozitive si 20 vjet më parë po shfaqet në horizont: krahas rolit të BE-së, kemi një përfshirje vendimtare të SHBA-ve si e treguan letrat e Presidentit Trump drejtuar presidentëve Thaçi e Vuçiç.

Kosova që e shpëtoi ekzistencën e vet falë rolit vendimtar të perëndimit, ka ende shansin të shërbejë si precedent pozitiv zhvillimi për vendet e rajonit, por pse jo edhe për vende të tjera me shumicë muslimane anë e mbanë botës.

Kosova është kundër idesë së ndarjes së botës në blloqe ideologjike dhe fetare. Përkundrazi, në shembullin e saj të vogël por domethënës, është e gatshme të shërbejë për bashkimin e ndasive që sot dominojnë globin.

Republika e Kosovës ka një histori të hershme bashkëjetese midis etnish dhe besimesh. Kosova ka një legjislacion të avancuar për këtë bashkëjetesë sot dhe nesër dhe ka një praktikë shembullore të respektimit të saj.

Që ne t’i kthejmë borxhin miqve duhet të shikohet para kah e ardhmja: Ekonomia është terreni që bashkon njerëzit dhe zhvleftëson kufijtë.

Koncepti i zonave të lira ndërkufitare dy dhe treshtetërore sipas modeleve europiane, madje edhe sipas atyre ndërkoreane është vetëm njeri prej koncepteve që duhen eksploruar për relativizimin e kufijve, për shërimin e ndarjeve ndëretnike dhe për ndalimin e hemoragjisë së emigracionit ekonomik.

Nën parimin e Havelit, sipas të cilit sovraniteti është më pak i rëndësishëm se të drejtat e njeriut, që përfshijnë edhe të drejtat ekonomike, por edhe siç ishte motoja brenda fushatës së Presidentit Klinton, udhëheqës i frontit për çlirimin e Kosovës, front që përbëhej nga burrështetas të rrallë si Shirak, Bler, D’Alema, etj, duhet të kujtohemi herë pas here se, edhe për Kosovën, vlen: “E para është ekonomia, budalla!”

*Me rastin e 20 vjetorit të fushatës së bombardimeve të NATO-s për të çliruar Kosovën

Tags: Behgjet Pacolliduhetkosovaliruarsërish

TË LIDHURA

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?
Editorial - Opinione

Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?

10:37 | 16/06/2025
LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent
Analizë

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent

09:19 | 14/06/2025
Next Post
60 vjet të martuar, Hurma i bën Fadilit surprizën e veçantë

60 vjet të martuar, Hurma i bën Fadilit surprizën e veçantë

24 mars 1999/ Kur ndërhyrja e NATO-s çliroi Kosovën nga zgjedha shekullore serbe

24 mars 1999/ Kur ndërhyrja e NATO-s çliroi Kosovën nga zgjedha shekullore serbe

Morën 2 milionë lekë, kush janë të rinjtë që grabitën e dhunuan familjen në Mallakastër

Morën 2 milionë lekë, kush janë të rinjtë që grabitën e dhunuan familjen në Mallakastër

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

influencerës 30 vjeçare i ndodh e papritura
Showbizz

influencerës 30 vjeçare i ndodh e papritura

by mirseda
14:22 | 18/06/2025
0

Influencuesja spanjolle Fati Vázquez ka deklaruar se ka marrë kërcënime me vdekje, pasi u përfol për një...

Izraeli: Droni yni u rrëzua në Iran, nuk ndalemi në sulmet tona

Izraeli: Droni yni u rrëzua në Iran, nuk ndalemi në sulmet tona

13:44 | 18/06/2025
Evakuimi i shqiptarëve nga Izraeli, 3 prej tyre kanë mbërritur në Tiranë, një tjetër do të arrijë në mbrëmje në Shqipëri

Evakuimi i shqiptarëve nga Izraeli, 3 prej tyre kanë mbërritur në Tiranë, një tjetër do të arrijë në mbrëmje në Shqipëri

13:30 | 18/06/2025
“E humbëm Arditën…”, kryetarja e grave të PD-së humb betejën me sëmundjen

“E humbëm Arditën…”, kryetarja e grave të PD-së humb betejën me sëmundjen

13:08 | 18/06/2025
Interi barazon, por Asllani shkruan historinë! Futbollisti i parë i Kombëtares shqiptare që luan në një …

Interi barazon, por Asllani shkruan historinë! Futbollisti i parë i Kombëtares shqiptare që luan në një …

12:48 | 18/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com