Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kosova dhe Serbia diskutojnë marrëveshjet më 16 nëntor në Bruksel

4 vjet ago
in Të Gjitha
Kosova dhe Serbia diskutojnë marrëveshjet më 16 nëntor në Bruksel

Ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë takohen të martën (16.11) në Bruksel për të vazhduar dialogun, ndonëse qysh tani ka kundërthënie ndërmjet Kosovës dhe Serbisë se për çfarë saktësisht negociohet këtë herë.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë, se në raundin e ri të takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani dhe çështjet çështjet e hapura e rrugën përpara në dialog.

Nga zyra e kryeministrit të Kosovës thonë se, “temat e diskutimit në takimin bilateral do të jenë çështja e të zhdukurve, e energjisë dhe lëvizja e lirë”, ndërkaq “data për takimin e mundshëm për dialogun në nivel politik ndërmjet liderëve varet nga rrjedha e procesit dhe dakordimi për çështjet në nivel kryenegociatorësh”.

Brüssel | Sondertreffen der EU-Außenminister | Konflikt in Afghanistan

Në anën tjetër nga zyra e qeverisë së Serbisë për Kosovën, thonë se në takimin e datës 16.11. ekipi serb kryesohet nga drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq, dhe se në takim tema kryesore do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Autoritetet e Prishtinës janë kategorike kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ashtu siç e kërkon Beogradi zyrtar “Asociacion me kompetenca ekzekutive”, duke iu referuar marrëveshjes parimore të nënshkruar në vitin 2013 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha para disa ditësh në një intervistë për DW-së, se “Kushtetuta e Kosovës nuk lejon Asociacion mbi baza etnike” dhe se marrëveshjen e vitit 2013, sipas tij, deputetët e Kosovës e kanë miratuar në një trysni të jashtëzakonshme ku ka munguar transparenca.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga dhjetori i vitit 2015 Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe e ka shfaqur në dritën e së vërtetës, që është i paintegrueshëm në sistemin tonë juridik dhe kushtetues. Ajo nuk e ka trajtuar marrëveshjen e vitit 2013, mirëpo goditja që ia ka bërë përmbajtjes në vitin 2015 kur marrëveshja e 2013 u zbërthye në konkretësinë e saj, në detajet e saj dhe në shpirtin e saj praktikisht e ka goditur edhe marrëveshjen e 2013-ës. Me fjalë të  tjera ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese nuk ka thënë që vetëm gërma e Asociacionit është problematike, por ka konstatuar që 23 nene të kushtetutës po shkelen me të dhe secili nga shtatë kapitujt e Asociacionit nuk janë në përputhje me kushtetutën, por në të njëjtën kohë ka goditur edhe frymën e këtij Asociacioni. Nuk mund të ketë me Kushtetutën e Kosovës asociacion mbi  baza etnike”, tha kryeministri Kurti për DW.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, tha një ditë më parë në Beograd, se “Kosova duhet ta formojë Asociacionin ashtu siç është negociuar në Bruksel”, ose në të kundërtën, siç u shpreh, “faleminderit, ju punën tuaj, ne punën tonë, ndoshta takohemi një ditë”.

Sidoqoftë, Brukseli zyrtar që ndërmjetëson dialogun Kosovë-Serbi por edhe SHBA-ja, vazhdimisht kërkojnë nga palët që të ulen në një tavolinë në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje finale gjithpërfshirëse ku adresohen të gjitha çështjet. Aktualisht, në rajon po qendron Gabriel Escobar zëvendës-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, që para disa ditësh edhe zyrtarisht është edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor. Ai vizitoi Bosnjën  e Hercegovinën dhe po viziton Malin e Zi, por nuk është parashikuar të vizitojë Kosovën dhe Serbinë.  Mediet në Prishtinë shkruajnë, se mosplanifikimi i vizitës së Escobar në Prishtinë dhe Beograd mund të shihet edhe si një mesazh për mospërparimin e Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit.

Pas emërimit zyrtar të Gabriel Escobar si i dërguar amerikan për Ballkanin, ambasada e SHBA-së në Prishtinë në një njoftim për media tha, se “Escobar tashmë është duke punuar në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.

“Urime përfaqësuesit të ri special në Ballkanin Perëndimor, zëvendësndihmës sekretarit Gabriel Escobar! Ai tashmë është duke punuar në dialogun Serbi-Kosovë të ndërmetësuar nga Bashkimi Evropian, duke siguruar aderimin e rajonit në BE dhe duke ushtruar presion ndaj krerëve të Bosnjës për të çuar përpara reformën dhe për të respektuar sovranitetin/integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë. /DW

Tags: Gabriel EscobarkosovaSerbia

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Surprizon ish-konkurrentja e “Për’puthen”: Kam një vajzë

Surprizon ish-konkurrentja e "Për’puthen": Kam një vajzë

Berisha nis betejën kundër Bashës, i bashkohet edhe Nishani

Nishani tregon çfarë i kërkonte Basha në vitin 2011 Berishës

“Përjashtova Berishën nga fushata”/Basha del blof, si ka qenë situata në 2011

“Përjashtova Berishën nga fushata”/Basha del blof, si ka qenë situata në 2011







JU REKOMANDOJMË

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Banorët që preken nga projekti TID protestë, kryeministri Edi Rama mbërrin në Bashkinë Durrës
Aktualitet

Banorët që preken nga projekti TID protestë, kryeministri Edi Rama mbërrin në Bashkinë Durrës

by mirseda
11:39 | 14/02/2026
0

Banorët e Durrësit kanë dalë sërish në protestë para bashkisë së qytetit, kundër projektit TID, një nismë...

E kishte kthyer shtëpinë në ‘arsenal armësh’, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë

E kishte kthyer shtëpinë në ‘arsenal armësh’, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë

10:52 | 14/02/2026
I dehur dhe me armë zjarri në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

I dehur dhe me armë zjarri në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

10:14 | 14/02/2026
“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
Vetëplagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Tiranë, 2 në pranga, 3 në kërkim

Vetëplagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Tiranë, 2 në pranga, 3 në kërkim

08:54 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com