Kurba e koronavirusit në vend mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 698 raste të reja.
Ndërkohë, 12 persona nuk arritën ta fitonin betejën me virusin vdekjeprurës. Viktimat janë të moshave 53-79 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë nga Tirana, Elbasani, Fieri, Shkodra, Vlora, Lushnja, Kuçova dhe Kavaja.
Po në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 690 pacientë, teksa raste aktive mbeten 34.970.
Aktualisht, në 4 spitalet COVID, po trajtohen 492 pacientë. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 24,653 vaksinime.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
195 raste në Tiranë, 54 raste në Shkodër, 45 raste në Fier, 34 raste në Mirditë, 30 raste në Lushnje, 28 raste në Elbasan, 27 raste në Lezhë, Vlorë, Berat, 20 raste në Krujë, Kavajë, Peqin,18 raste në Gjirokastër, Pogradec, 15 raste në Durrës, 16 raste në Kukës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Kurbin, 8 raste në Kamëz, Kuçovë, 6 raste në Devoll, Sarandë, 5 raste në Mallakastër, Tepelene, Ura Vajgurore, Dibër, 4 raste në Përmet, Malësi e Madhe, Memaliaj, Kolonjë, 3 raste në Delvinë, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, Shijak, Maliq, Cërrik, Poliçan, Libohovë.
Viktima – 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja,1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 53-79 vjeç.
Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 690 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 79,821 që nga fillimi i epidemisë.
Të shtruar në spitale – Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 492 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Statistika (13 Mars 2021)
Raste të reja ditore 698
Të shëruar në 24 orë 690
Të shtruar në spitale 492
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 3463
Testime totale 507,956
Raste pozitive 116,821
Raste të shëruara 79,821
Raste Aktive 34,970
Humbje jete 2030
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23379
Fier 2567
Vlorë 1578
Durrës 1656
Shkodër 1332
Gjirokastër 1207
Korçë 886
Elbasan 587
Lezhë 731
Berat 382
Dibër 345
Kukës 320