Grushti i shtetit në Mianmar, ekzekutohen 6 protestues

Të paktën 6 persona mbetën të vrarë nga forcat e sigurisë në Mianmar, ndërsa aktivistë të shumtë shënuan përvjetorin e vdekjes e një studenti, ekzekutimi i të cilit në vitin 1988 shkaktoi një kryengritje kundër qeverisë ushtarake.

Një person tjetër u vra në qytetin qendror të Pyay dhe dy vdiqën nga një zjarr i shkaktuar nga policia në kryeqytetin tregtar, Yangon, brenda natës, shkruan The Guardian.

”Forcat e sigurisë fillimisht ndaluan ambulancën për të arritur njerëzit e plagosur dhe e lejuan atë më vonë. Në kohën kur ata e lejuan atë, një nga të plagosurit u bë kritik dhe ai më vonë vdiq.”, u shpreh njëri prej protestueseve.

Vrasjet ndodhën në një kohë kur udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Indisë, Australisë dhe Japonisë u zotuan të punojnë së bashku për të rivendosur demokracinë në Mianmar, ku dhuna është përshkallëzuar ndërsa autoritetet godasin protestat dhe mosbindjen civile.

Më 1 shkurt, ushtria ka organizuar një grusht shteti, duke arrestuar udhëheqësen Aung San Suu Kyi dhe shumë prej kolegëve të saj të kabinetit, duke pretenduar se ajo ka manipuluar në zgjedhje.

Njerëzit kanë dalë në protestë për të kërkuar lirimin e udhëheqëses, teksa deri më tani janë vrarë 70 njerëz.