Gjatë raportimit në komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se Shqipëria e ka gati spitalin karantinë në rast se ndonjë person do të preket nga koronavirusi.
Ajo nuk e bëri të ditur vendin se ku është ngritur spitali karantinë, ndërkohë “Tv Klan” raporton se nuk është shumë larg Tiranës.
“Për sigurinë publike nuk e bëjmë të ditur se ku është vendi karantinë, ai është i pajisur me të gjitha pajisjet mjekësore dhe staf të trajnuar”, tha Manastirliu.
Fatmirësisht deri tani në vend nuk rezulton asnjë person i infektuar me koronavirus.