Një lajm i keq vjen nga Greqia, teksa mësohet se koronavirusi ka shënuar viktimën e pestë në shtetin fqinj.
Virusi vdekjeprurës po përhapet me një shpejtësi të frikshme në Greqi. Vetëm në 48 orët e fundit janë konfirmuar edhe 56 raste të reja infektimi.
Numri total i të prekurve nga koronavirusi në shtetin fqinj ka shkuar në 387. Ndërkohë mediat greke raportojnë se 11 prej pacientëve të infektuar ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mosha mesatare e të prekurve me CoVid 19 në Greqi është mbi 69-vjeç.
Koronavirusi ka marrë dhenë në Evropë, duke e kthyer kontinentin në epiqendrën e re të virusit vdekjeprurës.
Vendi më i prekur është Italia, ku janë shënuar më shumë se 1,800 viktima dhe mijëra persona të infektuar. Më pas vijnë Franca, Gjermania dhe Spanja.