Maqedonia e Veriut ka regjistruar 4 viktima nga koronavirusi në orët e fundit, duke e çuar në 25 numrin total të të vdekurve.
Sipas mediave vendase, njëra nga viktimat ishin nga Kumanova, Struga, Tetova dhe Shtipi.
Deri më tani në shtetin fqinj janë regjistruar 570 raste me koronavirus. Mësohet se 30 pacientë janë shëruar, ndërsa 515 raste janë ende aktive.