E mërkurë, 30 Shtator, 2020
13 C
Tirana

Koronavirusi/ SHBA: Fonde Shqipërisë për teste dhe pajisje mbrojtëse

Më të lexuarat

Rindizet ashpër konflikti ushtarak Armeni-Azerbajxhan, shpallin gjendjen e luftës

Një nga konfliktet më të vjetër në botë, mosmarrëveshja territoriale midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka shpërthyer sërish. Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën në mëngjes,...

“Nxore në pritë Azem Hajdarin”/ Fatos Klosi reagon pas akuzave të Berishës

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të ish-kryeministrit Berisha lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit. Berisha akuzoi Klosin se ai...

Artan Hoxha i publikon videon e rëndë Berishës, e nxjerr ‘blof’ për ekzekutimin e Azem Hajdarit (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha i ka publikuar një video ish-kryeministrit Berisha, duke e nxjerrë ‘blof’ për deklaratat që bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion",...

Turqia rrëzon avionin armen në Azerbajxhan

Armenia akuzon Turqinë se ka rrëzuar një prej avionëve të saj, gjatë konfliktit me Azerbajxhanin. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë pretendon se avioni i tyre...

“Ku i çuat paratë që iu dha bota?”, Rama i kërkon ndjesë ndërkombëtarëve, sqaron kush i administron fondet

Kryeministri Edi Rama ka folur në programin e financimit të BE-së për restaurimin dhe rrjetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i...

“I thashë të zhdukej për 6 muaj”, Berisha rrëfen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje të tjera lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur para ekzekutimit të liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari. Në një...

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Berisha jep emrin

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha në 'Opinion' se Azem Hajdari u nxor në pritë nga Fatos Klosi, në atë kohë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas...

Konflikti në Kaukaz/ Berisha në kah të Azerbajxhanit: Po çliron tokat e pushtuara nga Armenia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth luftës që ka nisur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ku deri më tani janë shënuar dhjetëra viktima. Përmes një postimi...

Sondazhi për djemtë e preferuar në “PërPuthen”, fituesi i surprizon të gjithë

Një sondazh i produksionit “PërPuthen” ka nxjerrë Armand Ferhatin si djalin më të pëlqyer nga pjesëmarrësit në spektakël. Edhe pse ai nuk ka qenë një...

“Ndaloni sulmet”, Putin telefonon kryeministrin armen

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar kryeministrit armen, Nikolla Pashinyan, që të ndalojë sulmet ndaj Azerbajxhanit. Putini theksoi nevojën urgjente për një armëpushim dhe...

Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Matthew Palmer, ka komentuar për situatën në Ballkanin Perëndimor ndërsa rajoni po përballet me pandeminë e koronavirusit.

Në një intervistë me gazetaren Helena Djordjevic të shërbimit serb të Zërit të Amerikës, zoti Palmer nuk pranoi të komentojë për letrën që dy ligjvënës amerikanë i drejtuan Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ku shprehën shqetësimin e tyre mbi përqasjen e administratës së Presidentit Donald Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë. Zoti Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara janë kontribuuesi kryesor jo vetëm drejtpërsëdrejti në vendet individuale të Ballkanit Perëndimor, por edhe në organizatat ndërkombëtare që e kanalizojnë asistencën e tyre drejt rajonit.

Gjatë intervistës, zoti Palmer e vuri theksin tek ndihma e Shteteve të Bashkuara prej miliarda dollarësh për rajonin e Ballkanit gjatë 20 viteve të fundit.

“Mendoj se është e vërtetë për të gjithë rajonin dhe madje në pjesën më të madhe të botës: Nevojat më urgjente janë për aftësitë për të bërë testime, për pajisjet mbrojtëse personale, dhe kapacitetet e kompanive dhe ekipeve të emergjencave për të pasur mundësinë t’ua ofrojnë ndihmën atyre që e kanë të nevojshme. Më gjerësisht mendoj se po vihen në pah përpjekjet dhe energjitë që kanë shpenzuar Shtetet e Bashkuara… në mbarë rajonin e Ballkanit, për ndërtimin e institucioneve në mbi 20 vjet. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mundësinë t’i përgjigjen fuqishëm rrezikut që paraqet sfida e koronavirusit për shkak të përpjekjeve që Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë bërë për të ndihmuar në zhvillimin e këtyre kapaciteteve”, tha ai.

I pyetur për ndihmat ruse dhe kineze, të cilat këto vende i shfrytëzojnë si propagandë, zoti Palmer tha se kjo nuk është një konkurrencë dhe se Shtetet e Bashkuara janë kontribuuesit kryesorë të organizatave ndërkombëtare që nga ana e tyre ndihmojnë vendet e ndryshme në rajon.

“Ky nuk është një konkurrim. Nëse ka gjëra për të cilat Rusia dhe Kina mund të ndihmojnë Serbinë, apo vende të tjera në Ballkanin Perëndimor, mendoj se kjo është fantastike. Është shumë mirë edhe që Bashkimi Evropian po kontribuon me asistencë të konsiderueshme për Ballkanin Perëndimor. Mendoj se është shumë mirë edhe që Shtetet e Bashkuara po i përgjigjen sfidës. Po përgjigjemi në rrugë dypalëshe, duke dhënë asistencë drejtpërsëdrejti vendeve individuale të Ballkanit Perëndimor. Po shtojmë edhe përpjekjen tonë përmes institucioneve dhe forumeve ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara janë kontribuuesi më i madh për aktorët relevantë ndërkombëtarë, për Kombet e Bashkuara, për Bankën Botërore, për Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Shtetet e Bashkuara janë kontribuuesi më i madh në këto institucione dhe ne po kanalizojmë asistencën përmes tyre drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’i ndihmuar që të plotësojnë nevojat e tyre”, tha zoti Palmer.

Lexo edhe :   Mrekullitë ndodhin/ Humbin 3 fëmijët në një aksident, pastaj bëhen me trinjakë
Lexo edhe :   "Palaço, nuk ke plan"/ Debat i zjarrtë Trump-Biden

Zv.Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit foli edhe për situatën në marrëdhënien Kosovë – Serbi gjatë kësaj periudhe pandemie botërore.

“Mendoj se në të vërtetë bashkëpunimi midis Serbisë dhe Kosovës për çështjen e koronavirusit është mjaft prekës. Është një nga ato pak lajme të mira, pozitive, që kanë dalë nga e gjithë kjo (situatë). Ka rritje të tregtisë. Ka bashkëpunim për sa i përket kujdesit mjekësor. Kosova dhe Serbia, mendoj se kanë nënshkruar të dyja iniciativën e ‘Korsive të Gjelbra’. Në fakt mendoj se të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor tani marrin pjesë në këtë iniciativë, e cila është krijuar për të lehtësuar, përshpejtuar fluksin e ushqimeve dhe ilaçeve në këtë periudhë krize. Kështu që është inkurajuese të shohësh që Serbia dhe Kosova gjejnë pika të përbashkëta dhe punojnë së bashku për të trajtuar këtë sfidë të përbashkët”, tha zoti Palmer.

Më konkretisht për asistencën për Shqipërinë dhe Kosovën, zoti Palmer rikonfirmoi angazhimin amerikan edhe në këto kohëra të vështira.

“Para së gjithash, është ndihma financiare që po shkon direkt në vendet në fjalë. Këto fonde shkojnë për të blerë komplete testesh, pajisje mbrojtëse personale, reagentë që janë kimikatet e domosdoshme për të kryer testimin, pajisje dhe komplete dezinfektimi në mënyrë që objektet publike të mund të mbahen të sigurta. Ekziston edhe asistenca që ne do të vazhdojmë të japim në të dy vendet në forcimin e aftësive institucionale. Është shumë e rëndësishme që qeveria të jetë e aftë dhe në përgjigje të nevojave të qytetarëve, dhe kjo kërkon zhvillim institucional. Kjo është diçka për të cilën Shtetet e Bashkuara kanë punuar shumë ndër vite.

Pra, përkrahja e mediave të pavarura dhe lirisë së medias, për shembull është pjesë e punës për t’u siguruar që qeveria të jetë e përgjegjshme dhe të japë zgjidhje. Mbështetja e një gjyqësori të pavarur siguron që qytetarët të kenë qasje në institucione që janë të konceptuara për të kufizuar, kanalizuar dhe përqendruar veprimet e qeverisë. Kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë në Kosovë, Shqipëri dhe gjetkë në rajon për t’iu përgjigjur drejtpërdrejt kërcënimit mjekësor nga virusi dhe mundësimin e strukturave institucionale që bëjnë të mundur që qeveritë të jenë efektive dhe të përgjegjshme ndërsa përballen me këtë sfidë”, tha zoti Palmer./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dojna Mema bën lëvizjen e papritur, publikon foton me Erion Veliajn dhe paralajmëron surpriza

Tashmë është bërë publike se moderatorja Dojna Mema se nuk është autore dhe moderatore e "Pop Culture". Së fundmi, ajo ka ngacmuar ndjekësit duke publikuar...

Sherr në Kamëz, plagosen me thikë 3 të mitur

Tre 17-vjeçarë janë plagosur me thikë në Kamëz, pas një konflikti. Mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta jashtë një marketi. Të plagosur kanë...

Gjendet i pajetë 66-vjeçari në Durrës

Një 66-vjecar është gjetur i vdekur në rrugë nga banorët e zonës Arapaj në Durrës. Viktima është shtetasi me iniciale V.Dh., banues në lagjen nr....

”Betonizuan Tiranën”, Demalia: Largimi i Ramës nevojë urgjente, Veliaj i kapur nga paratë e krimit

Qeveria ka vendosur që të kalojë në pronësi të një kompanie private 1,470 metra katror tokë të Gardës së Republikës, pranë Parkut të Liqenit...

Rama bën publike të dhënat e rëndësishme për situatën e krijuar nga pandemia

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar disa të dhëna të nxjerra nga thesari i shtetit, për shumat e paguara për t’iu...