Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Koronavirusi, sa të vlefshme janë maskat

5 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Koronavirusi, sa të vlefshme janë maskat

Gjithnjë e më shumë njerëz mbajnë prej ditësh maska. Në shumë vende madje mbajtja e maskave është e detyrueshme. Po a kanë ndonjë efekt maskat dhe nga çfarë na mbrojnë në të vërtetë?

Mbajtja e maskave u shpall e detyrueshme në shumë zona të Kinës që nga fillimi i virusit Corona. Shumë vende po ndjekin tani shembullin e Kinës.

Për shembull, Austria e ka shpallur si detyrim që klientët në supermarkete të mbajnë maska. Kjo po diskutohet tani edhe në Gjermani.

Sidoqoftë, rregulla të tilla nuk shërbejnë për të mbrojtur nga infeksioni ata që mbajnë maskën, por për të mbrojtur të tjerët prej mikrobeve të mundshme që mund të ketë person që mban maskë.

Për shkak se një person i infektuar mund të jetë bartës i virusit para fillimit të simptomave të sëmundjes, praktikisht të gjithë konsiderohen një përhapës të mundshëm të virusit. Logjika e detyrimit për të mbajtur maskë është se nëse të gjithë i përmbahen atij, ulet rreziku i përgjithshëm i infeksionit në shoqëri.

Maskat kirurgjikale

Maskat e thjeshta kirurgjikale i shihje dikur t’i përdornin vetëm mjekët dhe infermierët në sallat e operacionit. Ata i mbajnë ato që në rast se kolliten apo teshtijnë të mos infektojnë pacientët në tryezën e operacionit.

Kjo barrierë mekanike ka efekt vetëm kur përdoret për një kohë të shkurtër. Në sallat e operacionit mjekët i ndërrojnë ato çdo dy orë. Në rast se maskat kirurgjikale mbahen për një kohë të gjatë ato e humbasin funksionin e tyre.

Edhe maskat prej cope duhen ndërruar vazhdimisht dhe duhen larë me ujë të nxehtë për të zhdukur viruset.

Maskat kirurgjikale të mbrojnë prej infeksioneve vetëm në një masë të kufizuar. E rëndësishme është të mos kapim me duar hundën ose të fërkojmë sytë edhe kur na kruhen.

Maskat FFP

Maskat që përdorin profesionistë të ndryshëm që punojnë në industri apo ndërtim për t’u mbrojtur prej tymrave, gazrave apo aerosoleve të dëmshme kanë aftësi filtruese më të mirë.

Këto maska përdoren edhe në spitale, kur personeli ka të bëjë me sëmundje tejet infektive. Veç maskave FFP personeli mjekësor përdor edhe syze mbrojtëse, doreza dhe veshje njëpërdorimshme.

Maskat FFP (filtering face piece) ndahen në tri kategori. Maskat e kategorisë FFP-1, që përdorin zakonisht marangozët apo muratorët, janë më të mira se maskat kirurgjikale, por nuk të mbrojnë prej viruseve.

Prej aerosoleve, viruseve, bakterieve apo sporeve të mbrojnë vetëm maskat e kategorisë FFP-3.

Jo vetëm maskat FFP-3

Maskat FFP-3 mund të të mbrojnë edhe prej sëmundjeve mjaft infektive si tuberkulozi apo fruthi, por edhe ato të mbrojnë vetëm në rast se kombinohen me syze mbrojtëse, doreza dhe veshje njëpërdorimshme.

Po ashtu të rëndësishme janë edhe dezinfektimi i mjedisit si dhe larja sistematike e duarve. Personeli mjekësor që përdor maska të tilla si dhe veshjet e tjera mbrojtëse tregon një kujdes të jashtëzakonshëm gjatë veshjes dhe zhveshjes së tyre. /DW

Tags: koronavirusmaskanjerëztë vlefshme

TË LIDHURA

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

22:25 | 07/07/2025
Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës
Kuriozitete

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve
Kuriozitete

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
Next Post
Kim Kardashian nuk dëshiron të ketë fëmijë të tjerë

Kim Kardashian nuk dëshiron të ketë fëmijë të tjerë

Bilanci/Si paraqitet gjendja nga koronavirusi në Serbi

Bilanci/Si paraqitet gjendja nga koronavirusi në Serbi

21 emigrantë me COVID-19, izolohet kampi në Greqi

21 emigrantë me COVID-19, izolohet kampi në Greqi

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shkuli tabelat e sinjalistikës rrugore në Vlorë/ 43-vjeçari arrestohet pas videos në rrjete sociale
Aktualitet

Shkuli tabelat e sinjalistikës rrugore në Vlorë/ 43-vjeçari arrestohet pas videos në rrjete sociale

by mirseda
11:40 | 08/07/2025
0

Shkuli tabelat e sinjalistikës rrugore në aksin e vjetër Fier-Vlorë, arrestohet 43-vjeçari i dyshuar. Policia vendore e...

Përndoqi ish-bashkëjetuesen, bie në prangat e policisë 52-vjeçari në Elbasan

Përndoqi ish-bashkëjetuesen, bie në prangat e policisë 52-vjeçari në Elbasan

11:37 | 08/07/2025
Mallakastër/ Kultivuan 132 bimë narkotike në Visokë, arrestohen dy persona

Mallakastër/ Kultivuan 132 bimë narkotike në Visokë, arrestohen dy persona

11:09 | 08/07/2025
E nxehta afrikane në Shqipëri, mjeku: Kujdes me kondicionerin dhe ushqimin

E nxehta afrikane në Shqipëri, mjeku: Kujdes me kondicionerin dhe ushqimin

10:54 | 08/07/2025
Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Gazetari: Prokurorja Gjeli ka shkelur ligjin me të dyja këmbët

Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Gazetari: Prokurorja Gjeli ka shkelur ligjin me të dyja këmbët

10:33 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com