Kreu i Qeverisë Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, ndër të tjera iu përgjigj pyetjes: “Përse Shqipëria nuk bën më shumë teste për koronavirusin”.
Gazetari Blendi Fevziu i tha Ramës se ekzistojnë pretendime që po fshihet numri real, teksa në vijim i shtroi pyetjen se përse pengohen kompanitë private të kryejnë teste.
“Së pari testet bëhen në laboratore të akredituara nga OBSH. Se thonë njerëzit teste, teste, teste.
Rajoni i Lombardisë që është rajoni më i prekur se kudo tjetër ka bërë 12 mijë teste për 1 milion banorë, ndërkohë që në Korenë e Jugut që ne e mbajmë si rast suksesi dhe është, ka 4450 teste për 1 milion banorë, pra thuajse 1 të tretën e testeve.
Shqipëria ka 97 teste për 1 milionë banorë që janë testime të bëra me strategji. Dhe ndërkohë po të shikoni rezultatin se duket sikur po bëj elozhe, por them që komiteti i ekspertëve tanë është fantastik dhe strategjia po na jep rezultat”, u përgjigj Rama.