Miqësorja e programuar nga Federata Shqiptare e Futbollit kundër Sllovenisë do të zhvillohet më 30 mars, jo në Udine, Itali, por në Koper të Sllovenisë.
Lajmin e ka zyrtarizuar Federata Sllovene e Futbollit (NZS) në një njoftim të sajin: “Kombëtarja sllovene e futbollit do të luajë miqësoren me kombëtaren shqiptare më 30 mars në Koper dhe jo në Udine, siç ishte paralajmëruar për shkak të emergjencës në Itali”.
Destinacioni i miqësores është ndryshuar për shkak të koronavirusit.