Disa spitale në Lombardi, Itali, kanë shfaqur shqetësimin lidhur me mungesën e mjekëve, duke qenë se numri i të shtruarve është shumë i lartë.
Për shkak të koronavirusit, Italia po kalon ditë të zymta pasi deri më tani 34 shtetas italianë kanë humbur jetën.
Ndërkohë së fundmi qeveria e shtetit fqinj ka marrë vendimin urgjent.
Ajo ka vendosur të thërrasë mjekët në pension për përballimin e situatës problematike.