E martë, 27 Korrik, 2021
32.5 C
Tirana

Koronavirusi/ Meta ngriti një Task Forcë, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur së fundmi qeverinë, në kuadër të masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Gjatë fjalës së tij, Rama komentoi edhe vendimin e Presidentit Ilir Meta për të ngritur një Task Forcë.

“Ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë shqetësime, nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor, nuk u kushtohet vëmendja e duhur dhe konstatojnë nënvlerësime në marrjen e masave të domosdoshme, të na kontaktojë pa hezitim në adresën e email të vendosur në dispozicion: 📌 [email protected]”, thuhej në njoftimin e Presidencës.

Lidhur me këtë, Rama theksoi sot se të gjithë përfaqësuesit e politikës kanë detyrën që të jenë bashkë, jo të ndahen në Task Forca të ndryshme.

“Shqipëria nuk është aq e madhe sa të ndahet në disa Task Forca, Shqipëria është e vogël. Të mos ndahemi në Task Forca. Task Forca presidenciale dhe opozitare janë një rast i rrallë. Këtu ne nuk jemi palë, jemi një komunitet njerëzor, jemi familjarë. Jemi vend i vogël, s’ndahemi dot në Task Forca”, tha Rama.

Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë rezultojnë 10 persona të infektuar me koronavirus.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Raporti i OSBE për zgjedhjet e 25 prillit, reagon delegacioni i BE në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, ka reaguar pas publikimit të raportit final nga ana e OSBE-ODIHR, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas...

BE: 70% e qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se 70 për qind e qytetarëve të rritur të BE-së kanë marrë së paku një...

Emri/ Kush është personi i dyshuar për trafik droge, që i shpëtoi policisë

Zbardhet emri i personit i cili arriti që t'i shpëtonte operacionit të policisë ditën e sotme, në zonën e ''Varrit të Bamit'' në kryeqytet,...

Koronavirusi/ Brataj: Delta ka edhe 3 variante të tjera

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se varianti indian i koronavirusit, Delta pritet që të mbizotërojë të gjithë botën, dhe se ky mutacion,...

Covid/ Mbi 3,600 testime në 24 orët e fundit, numri i rasteve aktive në rritje

Situata epidemiologjike në vendin tonë mbetet e qëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 31 raste...