Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Koronavirusi kinez mund të ndryshojë rendin e sotëm botëror

5 vjet ago
in Aktualitet, Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Koronavirusi kinez mund të ndryshojë rendin e sotëm botëror

Nga: George Friedman “Geopolitical Futures”

Gjeopolitika është një proces mjaft i ngadaltë, që shpaloset në mënyra të parashikueshme. Kjo ndodh zakonisht. Por ka edhe moment, kur në lojë hyjnë faktorë të paparashikueshëm, por tepër të rëndësishëm. Për momentin, s’mund të themi nëse koronavirusi i ri kinez është një ngjarje e tillë.

Ne nuk e dimë me saktësi se si transmetohet, sa vdekjeprurës është ai, apo nëse shkakton sëmundje afatgjata. Ne e dimë që ai ka shpërthyer në një qytet kinez, Vuhan, që qeveria kineze e konsideron atë si mjaft të rrezikshëm, se ka imponuar kontrolle të rëndësishme të lëvizjen brenda dhe jashtë Vuhanit; dhe se janë raportuar një numër i vogël rastesh në Kinë, në raport me popullsinë, dhe një numër edhe më i vogël rastesh jashtë Kinës.

Për këtë ne varemi nga raportet mediatike, pasi dijet tona mbi mjekësinë virale janë të kufizuara. Në rrafshin gjeopolitik, sëmundja ngjitëse shkon nga e ftohura e zakonshme tek Murtaja e Zezë. E para është gjithnjë e pranishme, dhe sjell pasoja të vogla.

E dyta e tronditi në rrënjë shoqërinë evropiane, dhe në disa raste e zhvendosi ekuilibrin rajonal të pushtetit. Ekziston një pikë nxitëse midis këtyre dy sëmundjeve, ku sistemi politik krijon ndërprerje në jetën e përditshme dhe tregti, për të kufizuar efektin e sëmundjes.

Në një farë mase, këto veprime janë efektive, dhe deri diku ato mund të jenë mjaftueshëm shkatërruese, për të shkaktuar probleme ekonomike. Ne këtë moment, ne jemi duke u luhatur mes këtyre pikave, me pasojën e sëmundjes, dhe pasojën e mbrojtjes nga pasiguria që sjell sëmundja.

Kërcënimi kryesor, duket se janë udhëtarët që bartin virusin. Shtetet e Bashkuara, kanë ndaluar udhëtimin në SHBA të të huajve që vijnë nga rajonet  infektuara. Ndërsa qytetarët amerikanë mund të rrikthehen në vend, por futen në karantinë për 2 javë. Linjat e mëdha ajrore amerikane, po fillojnë të pezullojnë të gjitha fluturimet drejt apo nga Kina.

Ndërkohë linjat ajrore kineze dhe avionët komercialë, po vijojnë fluturimet drejt SHBA-së. Vende të tjera si Rusia, kanë vendosur gjithashtu ndalime të udhëtimit drejt Kinës. Qeveria amerikane ka vendosur barriera shumë të kufizuara, përmes të cilave sëmundja ka të ngjarë që të depërtojë.

Më e rëndësishmja, dërgesat detare drejt dhe nga Kina, nuk janë ndërprerë në një mënyrë të konsiderueshme. Dhe kjo është thelbësore, pasi nëse do të pezulloheshin, situata do të shndërrohej nga një problem në një krizë të madhe. Kina është e varur nga eksportet për të ruajtur ekonominë e saj.

Rreth 20 përqind e Produktit të saj të Brendshëm Bruto rrjedh nga eksportet, dhe klienti i saj më i madh janë Shtetet e Bashkuara, megjithë mosmarrëveshjen tregtare midis të dyja vendeve. Supozoni për momentin që koronavirusi i ri të ishte më pranë Murtajës Bubonike, sesa të ftohurës së zakonshme.

Ose supozoni sikur paniku që lind nga frika ndaj të panjohurave, të detyronte qeveritë e shumë vendeve të zhvilluara, ta vendosnin Kinën nën karantinë. Është një skenar jo shumë i mundshëm, por larg nga të qenit i pamundur. Qeveria kineze, ka qenë nën një presion të madh në tre mënyra.

Së pari, represioni i saj ndaj ujgurëve në provincën e Xinjiangut, shkaktoi një reagim të madh negativ masiv nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara. Veç kësaj, Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa të larta tregtare ndaj produkteve kineze. Tkurrja e eksporteve, goditi fort një sistem financiar, të cilin qeveria e Pekinit po përpiqej që ta stabilizonte.

Kjo shkaktoi frikën tek autoritetet kineze për trazira mbi çështjet ekonomike dhe financiare. Rezultati ishte rritja e sigurisë, nga teknologjia e njohjes së fytyrës, deri tek censura në internet dhe arrestimet periodike të atyre që konsiderohen disidentë. Pasiguria ekonomike, çoi në rritjen e masave të sigurisë.

Dhe kjo nga ana tjetër çoi në trazirat e Hong Kongut, që u nxitën nga një projektligj që e lejon Kinën të ekstradojë në pjesën kontinentale banorët e Hong Kongut. Ishte një dëshirë që Pekini nuk e kishte pasur më herët. Por teksa tensionet u shtuan, u rrit dëshira për të garantuar stabilitet në Hong Kong.

Projektligji përfaqësonte një kërcënim ekzistencial për shumë njerëz në Hong Kong, dhe protestat u transmetuan në të gjithë botën. Përgjegjësia kryesore e presidentit kinez, është të menaxhojë marrëdhëniet me klientin e saj më të rëndësishëm, Shtetet e Bashkuara.

Kina i është shmangur që nga koha e Xhorxh Bushit, kërkesave të SHBA-së për t’i hapur tregjet e saj, dhe për të mos kryer manipulime me monedhën e saj. Por pritej që presidenti Xi Jinping të vazhdonte të ecte në këtë rrugë.

Ai nuk arriti të menaxhojë presidentin amerikan Donald Trump, dhe rezultati ishte që një komb eksportues u përball me një sfidë nga një komb që konsumon shumë. Pra, në biznes ekziston një rregull: nuk duhet të ziheni kurrë me klientin tuaj më të mire!

Xi e shkeli këtë rregull, duke shkaktuar luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara. Nuk ka asnjë prove, të ndonjë debati të madh në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste Kineze mbi qeverisjen e Xi-së. Ndonëse Komiteti Qendror është i mbushur me mbështetës të Xi, unë nuk besoj që ai të jetë i kënaqur me situatën financiare, luftën tregtare, Hong Kongun dhe Xinjiangun.

Për t’u rikthyer tek koronavirusi. Supozoni sikur frika që po shprehet të mos jetë e ekzagjeruar. Le të supozojmë se në përgjigje të kësaj, ndaj Kinës të vendosen kufizime të mëdha dhe embargo tregtare, dhe që anijet e saj të mos lejohen të ankorohen në portet e Long Biçit apo Roterdamit.

Meqë rusët kontrollojnë tashmë kufirin verior të Kinës, Kina do të izolohej. Kina është një komb, dinamika thelbësore e së cilës bazohet në tregtinë ndërkombëtare. Nën presionin e Shteteve të Bashkuara, një virus i rrezikshëm do ta dëmtonte pashmangshmërisht atë tregti.

Në këtë pikë, qeveria kineze, si çdo qeveri tjetër në botë, do të fajësohej mbi atë që shkoi keq, dhe po ashtu tek keqmenaxhimi i situatës së shkaktuar nga virusi, por dhe tek moskuptimi i pasojave ekonomike. Pra duhet kuptuar se koronavirusi, nuk është një ngjarje as gjeopolitike dhe as politike.

Sëmundjet shfaqen me një lloj frekuence. Por, duke marrë parasysh dinamikën kineze dhe gjendjen aktuale të Kinës, virusi mund të evoluojë në një ngjarje gjeopolitike dhe politike, në të cilën tensioni brenda Kinës mund të shpërthejë, me koronavirusin si pikën e fundit që e derdh gotën, dhe që do të imponojë ndryshime në pozicionin ndërkombëtar të Kinës.

Unë nuk kam ndonjë ide se çfarë do të shkaktojë “2019-nCoV” . Por gjykuar nga ajo që thuhet për të, dhe nga niveli i ankthit, supozoj se është jo pak i rrezikshëm. Pastaj, duke pasur parasysh evolucionin e 2 viteve të fundit, dhe duke pasur parasysh frikën që gjithnjë shkaktojnë sëmundje të reja vdekjeprurëse, ne mund të shohim një transformim themelor të rendit ndërkombëtar.

TIRANA TODAY

 

 

Tags: coronavirusikineVirusi

TË LIDHURA

ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”
Analizë

ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”

19:20 | 10/05/2025
8 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në një aksident
Bota

8 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në një aksident

19:11 | 10/05/2025
Dje i zhdukur, sot gjendet i pajetë 56-vjeçari në një kanal, mblidhte kanaçe…
Aktualitet

Dje i zhdukur, sot gjendet i pajetë 56-vjeçari në një kanal, mblidhte kanaçe…

18:55 | 10/05/2025
Next Post
I theu dhëmbët kushëririt, lirohet Vladimir Gjuta

I theu dhëmbët kushëririt, lirohet Vladimir Gjuta

Alarmi i rremë për tërmetet/ Fuga: Po budallallëku a parashikohet?

Si politika dëmtoi shkatërroi ekonominë dhe ekonomia korruptoi politikën

Si transmetohen viruset nga kafshët tek njerëzit

Si transmetohen viruset nga kafshët tek njerëzit

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”
Analizë

ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”

by mirseda
19:20 | 10/05/2025
0

Marrëveshja e re tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe është më shumë sesa një...

8 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në një aksident

8 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në një aksident

19:11 | 10/05/2025
Dje i zhdukur, sot gjendet i pajetë 56-vjeçari në një kanal, mblidhte kanaçe…

Dje i zhdukur, sot gjendet i pajetë 56-vjeçari në një kanal, mblidhte kanaçe…

18:55 | 10/05/2025
Shqiptarët votojnë nesër, KQZ: Ja kur dalin rezultatet

Shqiptarët votojnë nesër, KQZ: Ja kur dalin rezultatet

18:51 | 10/05/2025
Xheneta thumbon Gjestin dhe Eglin? Koment i dyshimtë..

Xheneta thumbon Gjestin dhe Eglin? Koment i dyshimtë..

18:49 | 10/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com