E martë, 2 Qershor, 2020
11 C
Tirana

Si politika dëmtoi shkatërroi ekonominë dhe ekonomia korruptoi politikën

Më të lexuarat

Diskutimet për reformën, çfarë propozon PD për qeverinë kujdestare

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore është mbledhur këtë të dielë në orën 19:00, në atë që është cilësuar si data e fundit e saj. Palët...

Bllokimi i kufirit me Kosovën/ Reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e palës kosovare, për të mos lejuar futjen në territorin e tyre të makinave nga Shqipëria,...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet ka goditur vendin mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se tërmeti me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter e ka pasur epiqendrën në...

Qershori nis i freskët, ja si parashikohen temperaturat gjatë javës

Ndonëse ka nisur zyrtarisht stina e verës, java e parë do të sjellë mot të freskët. Edhe kjo javë do të shoqërohet nga mot...

Një tjetër gjyqtare e vettingut kallëzohet në SPAK

Ish-gjyqtarja e Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata, ka kallëzuar në SPAK gjyqtaren e KPK-së, Alma Faskaj. Muçmata akuzon Alma Faskajn për kryerjen e veprës penale “Falsifikim...

“Shqiptarët janë popull kafe-dashës”, në mars-prill u importuan rreth 1600 ton

Mbyllja e bareve, nuk i kanë penguar shqiptarët të konsumojnë kafe në shtëpitë e tyre. Përkundrazi, gjatë muajit prill janë importuar 922 ton kafe. Qëndrimi...

Hapja e kufirit/ Procedurat e kalimit në Kosovë dhe Mal të Zi

Në një njoftim të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, bëhet me dije se nga sot Shqipëria ka hapur kufirin me Kosovën e Malin e...

Rasti i George Floyd/ Autopsia private nxjerr tjetër rezultat nga ajo zyrtarja

Familja e të ndjerit George Floyd, i cili u vra nga policia në SHBA kanë vendosur t’i bëjnë një autopsi private për të zbuluar...

Manastirliu: Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook tregon se çfarë do të hapet nga data 1 Qershor, pra nga...

Dështimi i reformës/ Yuri Kim e ashpër me politikën: Mbani fjalën para shqiptarëve

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me dështimin e negociatave për reformën zgjedhore në vend. Ajo ka nxitur palët që të lënë...

Nga Artan Fuga

Dekreti numër 190 i Këshillit të Ministrave, i datës 16.04.1993, parashikonte që Bordi Drejtues i Agjencisë së Privatizimeve të përbëhej prej trembëdhjetë anëtarësh, nga të cilët shtatë ishin ministra, pra, njerëz që mbanin poste politike të dhëna nga partia në pushtet dhe gjashtë të tjerët ishin funksionarë të lartë të emëruar nga partia në pushtet, ose persona publikë shumë afër kësaj partie.

Kuptohet që në këto rrethana presionet politike mbi procesin e privatizimeve do të ishin shumë të forta. Për pasojë, edhe dukuria e klientelizmit politik do të gjente rrënjë të thella.

Politika e agjencisë së ngarkuar me kryerjen e privatizimeve do të dorëzohej përpara një logjike të parezistueshme elektoraliste. Në nivelin lokal, pra nëpër rrethe, një dukuri e tillë nis të shfaqet edhe më hapur. Elitat politike lokale fillojnë të ushtrojnë një presion të jashtëzakonshëm mbi vendimet e filialeve në rrethe të Agjencisë Kombëtare të Privatizimeve lidhur me objektet e caktuar për privatizim, çmimet e tyre, procedurat e privatizimit, etj..

 

Ndikimet nisin të bëhen shumë të ndërsjella.

Aspekti ekonomik i jep përmbajte anës politike dhe ana politike përcakton përmbajtjen e reformave ekonomike. Ekonomia drejtohet politikisht dhe politika ka si qëllim përfitimin ekonomik.

Edhe dëmet bëhen të dyanshme: politike dhe ekonomike. Privatizimet në këto kushte nuk mundën të ndjekin një logjikë të mirëfilltë ekonomike dhe të zbatojnë një logjikë ngritjeje të rendimentit teknik dhe shoqëror të punës.

Në këtë mënyrë, demokracia rrezikon të shndërrohet në një luftë për ekzistencë ekonomike midis grupeve të ndryshme elektorale dhe politike duke qëndruar në boshllëkun e rrezikshëm të një ekonomie që nuk ka asnjë bazë racionale për të ecur përpara. Privatizimet bëhen duke ndjekur si kriter parësor pasurimin e një pjese të elektoratit elitar apo grupet e presionit shoqëror të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me partinë politike në pushtet.

Po kështu ndihen edhe pasojat e faktit se pjesëmarrja në jetën politike bëhet një rrugë kalimi për tek bota e pasurive që ndodhen në një proces privatizimi dhe rishpërndarje.

Lexo edhe :   Artan Fuga tregon çfarë fshihet pas publikimit të videos nga Ardi Veliu

Partitë politike nuk janë në gjendje të respektojnë verdiktin e votës popullore dhe të presin katër vjet në opozitë. Ekonomikisht kjo do të kishte qenë rrënuese për elektoratin dhe lidershipin e tyre.Për pasojë, parulla lidhur me organizimin e zgjedhjeve të reja në afatin më të shkurtër të mundshëm bëhet parulla kryesore e të gjitha partive opozitare.

Lexo edhe :   Artan Fuga tregon çfarë fshihet pas publikimit të videos nga Ardi Veliu

Partitë në pushtet nga ana e tyre nuk mund të përballojnë prirjen, e cila i shtyn që me të marrë pushtetin të ndryshojnë thuajse të gjithë personelin e administratës. Grupe të caktuara të bazës së partisë në pushtet dhe elitave të saja politike kombëtare dhe lokale kanë prirjen për t’u shndërruar në grupe interesi ekonomik dhe financiar. Për këtë arsye, rrotacioni i partive në pushtet nuk prek vetëm marrëdhëniet politike midis partive, por trondit fuqishëm dhe në thellësi edhe marrëdhëniet ekonomike dhe financiare midis grupeve të ndryshme të presionit.

Për pasojë, rrotacioni politik bëhet një veprim shumë i vështirë, thuajse i pamundur. Për më tepër, ka shenja se shpesh klasa politike nuk bëhet vetëm bartëse e pushtetit politik të përkohshëm, por grumbullon njëkohësisht edhe një pushtet të jashtëzakonshëm mediatik, financiar, ekonomik dhe shoqëror. Ajo shndërrohet në një grup shoqëror të plotfuqishëm që mbështjell të gjitha pushtetet në duart e saj.

Në këtë mënyrë lind një kontradiktë e hapur: demokracia kërkon rrotacionin e forcave politike në pushtet, kurse funksioni real shoqëror dhe ekonomik i tyre e pengon, thuajse e bën të pamundur këtë rrotacion të kryer me mjete demokratike, elektorale dhe parlamentare.

Sa herë afrohen zgjedhjet, aq herë rritet rreziku që shoqëria të hyjë në një krizë të dhunshme dhe në një gjendje shpërthimi shoqëror. Formalisht shoqëria është bërë ekonomikisht e bazuar në iniciativën e lirë, po kështu edhe në planin shoqëror dhe kulturor, ndërsa pushteti i elitave politike sunduese ka prirjen për t’u bërë autoritar duke grumbulluar gjithnjë e më shumë kompetenca dhe funksione

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Albin Kurti: Kosova ka dy armiq, një të brendshëm dhe një të jashtëm

Kryeministri ende në detyrë, Albin Kurti është shprehur se Kosova ka dy armiq, një të jashtëm dhe një të brendshëm. I ftuar në emisionin “5...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet ka goditur vendin mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se tërmeti me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter e ka pasur epiqendrën në...

Rasti i George Floyd/ Autopsia private nxjerr tjetër rezultat nga ajo zyrtarja

Familja e të ndjerit George Floyd, i cili u vra nga policia në SHBA kanë vendosur t’i bëjnë një autopsi private për të zbuluar...

Një tjetër gjyqtare e vettingut kallëzohet në SPAK

Ish-gjyqtarja e Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata, ka kallëzuar në SPAK gjyqtaren e KPK-së, Alma Faskaj. Muçmata akuzon Alma Faskajn për kryerjen e veprës penale “Falsifikim...

Njeriu që e do Kosovën, sa zyrën e tij

Nga Mero Baze Qindra kamionë dhe vetura, së bashku me udhëtarët që sot janë nisur drejt Kosovës, u përballën me një surprizë të hidhur në...
WhatsApp KONTAKTO TT