Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Koronavirusi, ç’duhet të mësojë bota nga makthi italian

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant
Koronavirusi, ç’duhet të mësojë bota nga makthi italian

Nga Jason Horowitz, Emma Bubola & Elisabetta Povoledo “The New York Times”

Kur rastet me koronavirus në Itali, kapërcyen shifrën 400, dhe të vdekurit arritën në dhjetëra, Kreu i Partisë Demokratike në pushtet, postoi në rrjetet sociale një foto me logon “Një aperitiv në Milano!”, duke iu kërkuar njerëzve “të mos ndryshojnë zakonet e tyre”.

Ishte data 27 shkurt. As 10 ditë më vonë, kur numri i të prekurve arriti në afro 6 mijë dhe të vdekurit 233, kreu i PD, Nikola Zingareti, postoi një video të re, këtë herë duke e informuar Italinë se edhe ai vetë ishte i sëmurë me koronavirus.

Sot Italia tani ka 50 e ca mijë të infektuar dhe afro 5 mijë të vdekur, ndërsa shkalla e zgjerimit të epidemisë vazhdon të rritet, me më shumë se gjysmën e rasteve dhe vdekjeve vetëm gjatë javës së kaluar. Të shtunën, zyrtarët raportuan 793 vdekje të reja.

Italia e ka kapërcyer tashmë Kinën, si vendi me numrin më të lartë të vdekjeve, duke u bërë epiqendra e një pandemie në zgjerim të shpejtë.

Qeveria ka nxjerrë në rrugë ushtrinë, për të zbatuar rregullat e karantinës në Lombardi, rajonin verior të vendit që ishte epiqendra e epidemisë, ku qindra trupat të pajetë janë grumbulluar nëpër kisha.

Të premten, autoritetet shtrënguan masat e karantinës, duke mbyllur parqet publike, ndaluar aktivitetet në natyrë, përfshirë ecjen ose vrapimin larg shtëpisë.

Ndërkohë të shtunën në mbrëmje, kryeministri Xhuzepe Konte njoftoi një tjetër hap drastik në përgjigje të asaj që ai e quajti krizën më të vështirë, që ka hasur vendi që nga Lufta e Dytë Botërore: Italia do të mbyllë fabrikat e saj dhe të gjithë prodhimin që nuk është absolutisht thelbësor, një sakrificë kjo e jashtëzakonshme ekonomike, që synon të frenojë virusin, dhe të mbrojë jetën e miliona njerëzve.

“Shteti është në këmbë!”- deklaroi ai në një përpjekje për të qetësuar publikun. Por tragjedia e Italisë, është tashmë një paralajmërim për fqinjët e saj evropianë dhe Shtetet e Bashkuara, ku virusi po përhapet me një shpejtësi po aq të frikshme.

Nëse përvoja e Italisë na tregon ndonjë gjë, ajo është se masat e izolimit për zonat e prekura dhe kufizimi i lëvizjes së popullatës duhet të merren herët, dhe pastaj të zbatohen në një mënyrë rigoroze.

Para se të vendosnin disa nga masat më të ashpra në botë, autoritetet italiane gabuan shumë në fillim të epidemisë.

Ato synonin të ruanin liritë themelore civile, si dhe ekonominë e vendit.

Sandra Zampa, sekretare në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se Italia bëri më të mirën duke u dhënë vendeve të tjera të gjitha informacionet që kishte.

“Ne u izoluam gradualisht, siç po bën Evropa. Franca, Spanja, Gjermania, SHBA po bëjnë të njëjtën gjë. Çdo ditë mbyllemi nga pak, dhe heqim gradualisht dorë nga jeta normale. Pasi virusi nuk të lejon të kesh një jetë normale”, thotë ajo.

Disa zyrtarë shpresuan në ndonjë mrekulli, duke ngurruar që të merrnin me shpejtësi vendime të dhimbshme. Dhe koronavirusi, u “ushqye” me vetëkënaqësinë e tyre. Dhe qeveritë përtej Italisë, rrezikojnë të ndjekin të njëjtën rrugë, duke përsëritur gabime tashmë të njohura.

Por ndryshe nga Italia, që lundroi në një terren të paeksploruar për një demokraci perëndimore, qeveritë e tjera kanë më pak hapësirë për justifikime. Gjithsesi, zyrtarët italianë e kanë mbrojtur reagimin e tyre, duke theksuar se kriza është e paparë në kohët moderne.

Ata thonë se qeveria u përgjigj që në fillim me shpejtësi dhe kompetencë, dhe duke marrë më shpejt masa drastike ekonomikisht shkatërruese, sesa homologët e tyre evropianë. Por në ditët e para kritike të epidemisë, Konte dhe zyrtarë të tjerë të lartë u përpoqën ta zbehnin kërcënimin, duke krijuar konfuzion dhe një ndjenjë të rreme të sigurisë, gjë që lejoi përhapjen e virusit.

Edhe kur qeveria italiane mori në konsideratë një karantinë të plotë në mbarë vendin për të mposhtur virusin, ajo nuk arriti ta komunikojë si duhet këtë kërcënimin, në mënyrë që të bindte italianët të zbatonin rregullat.

“Kjo nuk është një gjë e lehtë në një demokraci liberale”, thotë Valter Riçiardi, anëtar i bordit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dhe këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë, që thekson se qeveria italiane ka vepruar sipas provave shkencore të vëna në dispozicion të saj.

Gjithsesi ai e pranoi se Ministri i Shëndetësisë, hasi shumë vështirësi për të bindur kolegët e tij në qeveri, që të ecnin më shpejt përpara me masat e kufizimit. “Unë do t’i kisha marrë ato masa 10 ditë më parë, ky është ndryshimi i vetëm”, thekson ai.

Kur një burrë 38-vjeçar u paraqit në datën 18 shkurt në urgjencën e spitalit në Kodonjo, një qytet i vogël në provincën Lodi të Lombardisë, me simptoma të rënda të gripit, ky rast nuk ngjalli asnjë lloj alarmi. Pacienti nuk pranoi të shtrohej në spital, dhe shkoi në shtëpi.

Ai u sëmur më rëndë, dhe u rrikthye në spital disa orë më vonë.

Më 20 shkurt, ai iu nënshtrua terapisë intensive, ku rezultoi pozitiv me koronavirus. Burri, që u bë i njohur si ‘Pacienti nr.1”, kishte pasur më herët një axhendë të ngjeshur. Ai kishte qenë në të paktën 3 darka, kishte luajtur futboll me miqtë e tij, dhe kishte vrapuar me një ekip amatorësh, kur ende nuk kishte shfaqur simptoma të rënda.

Por ai nuk kishte pasur asnjë kontakt direkte me Kinën, ndaj ekspertët dyshojnë se ai e mori virusin nga një evropian tjetër.

Kjo do të thotë se Italia, nuk e ka identifikuar ende “pacientin zero” apo burimin e infeksionit, gjë që mund ta ndihmonte në frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Ekspertët thonë tani se virusi tashmë kishte qenë aktiv në Itali për javë të tëra, duke kaluar nga një njeri tek tjetri pa simptoma, dhe shpesh duke u ngatërruar nga mjekët për një grip të zakonshëm.

Ai u përhap në rajonin e Lombardisë, që ka më shumë raporte tregtare me Kinën, dhe me kryeqendër Milanon, qyteti më i gjallë dhe me më shumë biznese të mëdha në vend.

Më 9 mars, kur rastet pozitive arritën në 9.117 dhe numri i të vdekurve u rrit në 463, kryeministri Konte i ashpërsoi masat kufizuese, dhe i shtriu ato në gjithë vendin. Por tashmë ishte vonë. Italia po paguan ende çmimin lartë të mesazheve të hershme konfuze, që i dhanë publikut ekspertët dhe politikanët. /TIRANA TODAY 

Tags: botaitalikoronavirusmakth

TË LIDHURA

Ndër më të rrezikshmit e Europës! Kapet trafikanti i kërkuar në të gjithë BE-në
Bota

Ndër më të rrezikshmit e Europës! Kapet trafikanti i kërkuar në të gjithë BE-në

22:04 | 18/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Ministri iranian: Nuk jemi ende gati për bisedime ballë për ballë me SHBA-në
Bota

Ministri iranian: Nuk jemi ende gati për bisedime ballë për ballë me SHBA-në

21:47 | 18/04/2026
Next Post
Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

Jo, ky nuk është fundi i botës

Jo, ky nuk është fundi i botës

COVID-19/ Rama: Do humbasim njerëz, por të mos humbasim një mal me njerëz

COVID-19/ Rama: Do humbasim njerëz, por të mos humbasim një mal me njerëz







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com