Koronavirusi në Itali po bën “kërdinë”!
Numri i viktimave është rritur në mënyrë të frikshme.
Deri më tani në shtetin fqinj kanë ndërruar jetë 631 persona si pasojë e koronavirusit.
Raportohet se numri i personave të infektuar me COVID-19 ka shkuar në 8514 ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 1004.
Informacionet e mësipërme janë konfirmuar nga kreu i emergjencave Angelo Borrelli.
Sa i përket Shqipërisë, kujtojmë se deri më tani 10 persona rezultojnë të infektuar me koronavirus.
Për COVID-19 ende nuk është gjetur një vaksinë.