Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Korçë/ Një burrë dhe një grua në pranga si shpërndarës narkotikësh

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Korçë/ Një burrë dhe një grua në pranga si shpërndarës narkotikësh

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona, një burrë dhe një grua, të kapur në flagrancë si shpërndarës të lëndëve narkotike. Sipas informacionit zyrtar, ky arrestim ishte koduar me emrin “Kamuflimi”.

Sipas bluve, të dy shtetasit e arrestuar bashkëpunonin me njërit-tjetrën dhe shpërndanin heroinë dhe kanabis. Ata vepronin brenda qytetit të Korçës.

“U dokumentua me prova ligjore aktiviteti kriminal i shtetasit R. S. dhe shtetases Zh. G., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin sasi me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë dhe kanabis, kundrejt pagesës, në qytetin e Korçës”, citohet në deklaratën e policisë.

Në rrjetën e policisë gjatë këtij operacioni janë ndaluar edhe 5 shtetas të tjerë, të cilët dyshohet se janë përdorues dhe klientë të dy të arrestuarve. Atyre u janë gjetur doza të vogla të dyshuara për heroninë dhe kanabis. Policia bën me dije se ata do të gjykohen në gjendje të lirë.

 

NJOFTIMI

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë dhe Prokurorinë e Rrethit, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. S., 39 vjeç dhe Zh. G., 34 vjeçe, banues në Korçë.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 5 shtetasve:

  1. K., 39 vjeç, E. M., 34 vjeç, K. Gj., 24 vjeç, J.M, 37 vjeç, banues në Korçë dhe V. M., 30 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq.

Gjatë zhvillimit të fazave të këtij operacioni, u dokumentua me prova ligjore aktiviteti kriminal i shtetasit R. S. dhe shtetases Zh. G., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin sasi me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë dhe kanabis, kundrejt pagesës, në qytetin e Korçës.

Ndërsa 5 shtetasit e tjerë, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe kanabis, të cilat i kishin blerë tek shtetasit e lartpërmedur.

Gjatë këtij operacioni, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

98 doza dhe një sasi prej 309 gr. me lënde të dyshuar narkotike heroinë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, pesë kokrra metadon, 365 000 lekë, 60 euro, dy automjete dhe 6 aparate celulare.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Tags: heroinekanabiskorcepolicia

TË LIDHURA

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi
Aktualitet

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

22:22 | 13/02/2026
Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi
Aktualitet

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Fatmir Hysenbelliu, takime në Mynih me Luigi Di Maio dhe ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe
Politikë

Fatmir Hysenbelliu, takime në Mynih me Luigi Di Maio dhe ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe

20:55 | 13/02/2026
Next Post
Lëvizje ‘rrufe’ tek Dogana, ikën një drejtor e vjen një tjetër

Lëvizje ‘rrufe’ tek Dogana, ikën një drejtor e vjen një tjetër

“Vetëm forcat madhore e ndalojnë”, Duka tregon kur do inaugurohet stadiumi

“Vetëm forcat madhore e ndalojnë”, Duka tregon kur do inaugurohet stadiumi

Hetimi për Tesi Bashon/Si e mbajti policia në vëzhgim deri në arrestimin e tij

Hetimi për Tesi Bashon/Si e mbajti policia në vëzhgim deri në arrestimin e tij







JU REKOMANDOJMË

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026
Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

19:11 | 13/02/2026
Pezullimi i Ballukut në fuqi, Lala: SPAK mund të kërkojë pezullimin e çdo zyrtari

Pezullimi i Ballukut në fuqi, Lala: SPAK mund të kërkojë pezullimin e çdo zyrtari

18:48 | 07/02/2026




TË FUNDIT

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi
Aktualitet

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

by mirseda
22:22 | 13/02/2026
0

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi rezultonte i arratisur prej vitit 2018. Sipas...

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

21:53 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

21:17 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com