E shtunë, 28 Nëntor, 2020
6 C
Tirana

Kontestimi i zgjedhjeve, si ka mundësi edhe në Amerikë?

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Nga: Irena Beqiraj

Më shumë se rezultati i zgjedhjeve ne Sh.B.A më impresionojnë reagimet në rrjetet sociale. Disa me tone tallëse shprehen që Amerikanët paskan mësuar nga Shqiptarët, ndërsa disa klerikë politik nënqeshin duke pohuar që kontestimi është normë që duhet pranuar. E pra e shikoni kjo ndodh edhe në Amerikë?

Kontestimi i zgjedhjeve nuk është fenomen i ri në Amerikë. Autorët e një studimi të udhëhequr nga shkencëtarët politikë Jack Edelson të Universitetit të Wisconsin-Madison dhe Joseph Uscinski të Universitetit të Miamit, tregojnë që pas humbjes së republikanit Mitt Romney në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 në SHBA , 49% e republikanëve besonin se një grup aktivist demokrat kishte vjedhur zgjedhjet për presidentin Barack Obama. Po kështu, pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000, 31% e demokratëve besuan se George W. Bush kishte vjedhur presidencën. Kështu që, 31% e demokratëve deklaruan se nuk e konsideronin Bush-in një “president legjitim”.

Paranojat kanë qenë të ndryshme. Republikanët ne SH.B.A janë veçanërisht të prirur të besojnë se ka më shumë vota sec duhet të kishte , ndërsa demokratët janë më të shqetësuar për heqjen e të drejtës së votimit.

Autorët po ashtu citojnë se nga studimi i letrave të drejtuara redaksisë editoriale të York Times nga viti 1890 deri në 2010, vihet re se humbësit e pakënaqur vënë në pikëpyetje pothuajse çdo zgjedhje presidenciale në SHBA.

Në vitin 2005 në vigjilje të daljes së rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri, kujtoj një ish kandidat për deputet i cili kishte humbur në zonën e Kombinatit karshi Bujar Nishanit . I përlotur, duke u dridhur, ky burrë i pakujdesur për pamjen e tij të jashtme (e cila nuk cedon kurrë) deklaronte se aty zgjedhjet ishin vjedhur.

E çuditur edhe e paditur pyesja: si ka mundësi që humbja në zgjedhje e bën edhe burrin të qajë me lot korkodili?

Duke lexuar kuptova që sa më narcizistë kandidatët, aq më shumë janë të bindur për epërsinë e tyre dhe kështu e kanë të pamundur të pranojë humbjen. Humbja është kërcënimi më katastrofik për egon e tyre. Në vlerësimin e tyre, askush nuk mund t’i mundë drejtësisht. Akuzat për mashtrime e vjedhje votash në këtë kontekst janë qetësuesi i përsosur psikologjik, në mbrojtje të egos nga kërcënimi që sjell humbja. Mësova me kohën që humbja është rezultati më shqetësues emocional i cili shoqërohet nga mohimi. Psikologët tregojnë që kur narcizmi, shqetësimi emocional dhe mohimi kombinohen bëhen bindëse.

E pra, psikologjia e humbjes dhe mjetet e mohimit të saj, nuk kanë lidhje me nacionalitetin shqiptar amerikan apo Italian, por me karakteristikat e individëve të cilat janë duke konkuruar.

Psikologët shpjegojnë që ekziston një lidhje të fortë midis ndjenjave të pafuqisë dhe paranojës së konspiracionit. Mbështetësit e humbësit në zgjedhje kanë më shumë gjasa të dyshojnë për mashtrime. Besimi se shkaku i humbjes është padrejtësia bëhet më i fortë kur rezultati është i ngushtë, dhe kur aftësia e publikut për të qenë racional është e dobët duke u bërë preh e lotëve të korkodilit. Humbësi që ankohet nuk ka për te qenë kurrë fitues!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...