Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Konsumi i specave djegës, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme

5 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Konsumi i specave djegës, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme

Një studim i fundit zbuloi se rreziku i vdekjes së parakohshme, përfshirë sëmundjet tumorale apo ato kardiovaskulare – zvogëlohet me rreth një të katërtën tek ata që konsumojnë rregullisht speca djegës.

Studiuesit nga SHBA-ja zbuluan se vetitë anti-inflamatore të kapsaicinës – përbërja që u jep specave djegien e tyre shpesh të padurueshme – mund të ketë përfitime të mëdha shëndetësore. Këto përfshijnë luftën ndaj tumoreve dhe inflamacionit, si dhe ndihmën e trupit për të kontrolluar nivelet e glukozës në gjak.

Gjetjet e jashtëzakonshme, erdhën pasi ekipi analizoi shëndetin dhe të dhënat dietike të më shumë se 570.000 njerëzve në të gjithë globin. Gjithsesi ata vunë në dukje se do të nevojiten studime të mëtejshme, për të përcaktuar se cilat lloje të specave djegës, ofrojnë mbrojtje dhe sa shpesh duhet që t’i konsumoni ato.

“Konsumi i rregullt i specit djegës, shoqërohej me një zvogëlim të përgjithshëm të rrezikut nga të gjitha shkaqet, sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë nga kanceri”-tha udhëheqësi i studimit dhe kardiologu Bo Xu i Klinikës Klivlend në Ohajo.

Në studimin e tyre, studiuesit bashkuan të dhëna nga katër studime të mëparshme shëndetësore të kryera në Kinë, Iran, Itali dhe SHBA. Zbulimi, shtoi dr.Xu “thekson se faktorët distikë, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e përgjithshëm”.

Ekipi beson se kapsaicina – një antioksidant – mund të ndihmojë për të luftuar inflamacionin dhe tumoret, si dhe për të kontrolluar nivelet e glukozës në gjak, duke mbrojtur kështu njerëzit nga diabeti dhe mbipesha.

“Unë mendoj se këto gjetje janë realisht të mrekullueshme”- thotë nutricionistja Peni Kris-Eterton nga Shoqata Amerikane e Zemrës dhe Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë. “Ajo ka lidhje me sëmundje të ndryshme. Autorët gjetën përfitime nga konsumi i specit djegës tek të gjitha shkaqet e vdekshmërisë, vdekshmërisë kardiovaskulare dhe vdekshmërisë nga kanceri”- shtoi ajo.

Eksperimentet me minjtë, kanë treguar se kapsaicina shton bakteret “e mira”në zorrë që mbrojnë nga shtimi në peshës duke e djegur yndyrën. Duke pasur parasysh këtë gjë, speci djegës mund të përdoret si baza i një pilule “anti-mbipeshë”.

Ndërkohë, studimet e mëparshme kanë treguar gjithashtu se ngrënia e specave djegës, zvogëlon rrezikun e një mori sëmundjesh – përfshirë kancerin, diabetin, sëmundjen e zemrës dhe goditjen në tru.“Arsyet dhe mekanizmat e saktë që mund të shpjegojnë gjetjet tona, mbeten për momentin të panjohura”- thotë dr.Xu.

‘Prandaj, është e pamundur të thuash përfundimisht, nëse ngrënia e më shumë specave djegës mund të zgjasë jetën dhe të zvogëlojë vdekjet e hershme, sidomos nga faktorët kardiovaskularë ose kanceri. Studimet që shqyrtoi ekipi, përfshinë vetëm të dhëna të kufizuara shëndetësore mbi subjektet e tyre, vuri në dukje dr.Xu, dhe mund të kishin përfshirë faktorë të tjerë që ndikuan tek gjetjet në fjalë.

Për më tepër, sasia e specave djegës të konsumuar – së bashku me varietetet e veçanta të tyre – ndryshonte midis pjesëmarrësve në studime të ndryshme, duke e bërë të vështirë përcaktimin e saktë se cilat mund të jetë dieta optimale më këtë perime. “Duhen më shumë kërkime, sidomos prova nga studime të kontrolluara në mënyrë rastësore, për t’i konfirmuar këto gjetje paraprake”- paralajmëron dr.Xu.Specat djegës përmbajnë kapsaicin -që shkakton një reagim ndaj dhimbjes – për të mbrojtur veten nga ngrënia nga gjitarët, përfshirë nga ne njerëzit.

Ndërkohë zogjtë, që janë të nevojshëm për të ndihmuar në shpërndarjen e farave të specave, nuk kanë receptorët oralë ndaj nuk e ndjejnë djegien e tyre. Një studim i vitit 2017 mbi më shumë se 16.000 amerikanë, të ndjekur për gati 2 dekada, zbuloi se ata që kishin ngrënë më shumë specat djegës kishin 13 për qind më pak të ngjarë të vdisnin para kohe.

Vitin e kaluar një studim mbi 22.000 italianë, tregoi se ata që hanin speca djegës çdo ditë, kishin 23 për qind më pak të ngjarë të vdisnin të rinj. Speci djegës ulte gjithashtu rrezikun e vdekjes nga goditja në tru apo sulmi në zemër, respektivisht me 61 dhe 40 për qind.

Sipas Qendrës Kërkimore mbi Kancerin në Britani, adoptimi i dietave më të shëndetshme ushqimore mund të ndihmojë në parandalimin e 1 në 20 tumoreve. Organizata ka këshilluar një dietë të pasur me fruta dhe perime, drithëra integrale, mish pule të freskët, peshk, dhe me pak mish të përpunuar dhe të kuq, ushqime të yndyrshme dhe me sheqer,pije të gazuara dhe alkool.

Fondacioni Britanik i Zemrës, rekomandon gjithashtu konsumimin sa më shumë frutave, perimeve dhe peshkut, për të mbajtur të ulët peshën trupore,ashtu si edhe kolesterolin dhe presionin e gjakut në nivele të shëndetshme.

Specat djegës janë një produkt kryesor i kuzhinave në mbarë botën – përfshirë atë indiane, kineze, tajlandeze, meksikane dhe italiane, dhe konsumohen çdo ditë nga çereku i popullsisë së botës.

Burimi i lajmit: https://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-8929083/Health-Eating-chilli-peppers-slash-risk-premature-death-QUARTER-study-finds.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: semundjespeca djegesvdekje e parakohshme

TË LIDHURA

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

22:25 | 07/07/2025
Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës
Kuriozitete

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve
Kuriozitete

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
Next Post
Më arrestuan në Elbasan si agjent i UDB, dëshmia tragjike e mjekut të burgjeve

Më arrestuan në Elbasan si agjent i UDB, dëshmia tragjike e mjekut të burgjeve

“Izolim” shpallet fjala e vitit në botë

"Izolim" shpallet fjala e vitit në botë

‘Shfaqje e shëmtuar në Hagë’, Petro Koçi zbulon prapaskenat

'Shfaqje e shëmtuar në Hagë', Petro Koçi zbulon prapaskenat

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

by mirseda
22:25 | 07/07/2025
0

Dielli na ofron dritë, ngrohtësi dhe jetë, por rrezet e tij ultravjollcë mund të shkaktojnë dëme serioze...

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com