Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Konstituohet Këshilli i Lartë i Sportit, Kushi: Objektivi i parë Ligji i Sponsorizimeve (VIDEO)

4 vjet ago
in Shqipëria, Sport, Të Gjitha, W-Instant

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, organizoi mbledhjen e parë të konstituimit të Këshillit të Lartë të Sportit, organi më i rëndësishëm këshillimor i cili merr pjesë në hartimin dhe zhvillimin e politikave të sportit.

Në këtë takim merrnin pjesë presidentë të federatave sportive në vend, presidenti i KOKSH, rektori i Universitetit të Sporteve, sportistë profesionistë veteranë, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, etj.

Ministrja Kushi gjatë fjalës së saj u shpreh se tashmë ligji i ri për sportin që reflekton zhvillimet dhe nevojat brenda vendit, është i përafruar më së miri me legjislacionin e vendeve të Bashkimit Evropian.

Znj. Kushi tha se sidomos gjatë muajve të fundit është bërë e mundur plotësimi i të gjitha akteve nënligjore të nevojshme për ta bërë këtë ligj sa më funksional.

“Këtu dua të theksoj sidomos Vendimin e Këshillit të Ministrave për vlerësimin, për trajtimin, për shpërblimin e sportistëve që fitojnë statusin e nivelit të lartë, ashtu sikurse dhe vendimin për masat e sigurisë në aktivitetet sportive, kryesisht për ndeshjet e futbollit”, u shpreh ministrja.

Për sa i takon buxhetit të sportit, znj. Kushi tha se sidomos dy vitet e fundit të buxhetit për sportin është rritur, duke përfshirë këtu edhe buxhetin për federatat sportive, edhe buxhetin për shpërblimin, për vlerësimin e sportistëve elitarë, por po kështu edhe për infrastrukturën sportive.

“Që të gjitha këto i kanë dhënë një tjetër zhvillim sportit dhe janë pikërisht këto investime që kanë bërë pastaj të mundur zhvillimin e aktiviteteve të nivelit ndërkombëtar në Shqipëri”, u shpreh ministrja.

Duke folur për sportin në shkolla, i cili është një prioritet, znj. Kushi tha se krahas rritjes së numrin e orëve të edukimit fizik, numrin e disiplinave, i është kushtuar një vëmendje e veçantë edhe infrastrukturës.

“Çdo projekt i ri sot në shkolla, çdo rikonstruksion shkollash duhet patjetër të plotësojë standardet për terrenet sportive,” tha ministrja Kushi.

Tags: Evis KushiKëshilli i Lartë i SportitMinistrja e Arsimit dhe Sportit

TË LIDHURA

Sport

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Next Post

Varhelyi: Prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor, sot po bëjmë një hap të madh!

Nuk e deklaroi në doganat e aeroportit, zyrtarët zbulojnë skicën e Pikasos në vlerën 461.000 dollarë

Fundi i një frustrimi, fillimi i një ere të re







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Sport

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

by mirseda
22:04 | 06/06/2026
0

Shqipëria mposhtet 0-1 në “Air Albania”, në miqësoren e luajtur këtë të shtunë ndaj Luksemburgut. Rasti i...

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026

“Poshtë Qeveria, dorëheqje!”- Qytetarë të shumtë i bashkohen protestës në Korçë

21:16 | 06/06/2026

Mësuesi i historisë në protestë: Kolegë, dilni në krah të nxënësve tuaj!

21:00 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com