Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Konflikti tek ‘Petro Nini’/Organizata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve: Fëmijët u torturuan

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Konflikti tek ‘Petro Nini’/Organizata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve: Fëmijët u torturuan

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), me anë të një deklarate publike ka reaguar në lidhje me përplasjen tek gjimnazin “Petro Nini” në kryeqytet, duke shprehur indinjatën e saj me përballjen që fëmijët patën me dhunën institucionale, të ushtruar nga punonjësit e përmbarimit shtetëror Tiranë.

Sipas CRCA, sjellja e përmbaruesve gjyqësorë është zhvilluar në kundërshtim të hapur me frymën dhe kërkesat e Konventës për të Drejtat e Fëmijës dhe të Ligjit për të Drejtat e Fëmijës, pasi ajo jo vetëm është zhvilluar në kushtet e dhunës emocionale, por për më tepër ajo ka marr formën e torturës, duke i trajtuar fëmijët në mënyrë poshtëruese dhe çnjerëzore!

“Shfaqja e shëmtuar ku 4-5 burra dhe djem të rinj, godasin me forcë derën e shtëpisë, me shkelma, grushta dhe mjete të tjera metalike, është jo vetëm dhunë institucionale ndaj fëmijëve që banojnë në atë shtëpi, që ata kanë besuar se është e tyrja gjatë gjithë jetës së tyre fëmijnore, por ajo është edhe një shfaqje e dhunës ndaj nesh si individë dhe shoqëri. Në bindjen tonë Policia e Shtetit i kishte dhe ende i ka të gjitha mjetet e komunikimit dhe negocimit në dispozicion me familjarët dhe mund të kishte parandaluar në kohë ushtrimin e dhunës ndaj fëmijëve të vegjël. Kjo neglizhencë në bindjen tonë është e pajustifikuar!”, shkruan CRCA.

Ndër të tjera, i bën thirrje të gjitha organeve ligjzbatuese në Shqipëri, që interesi më i lartë i fëmijës qëndron në themel të ligjit dhe të të drejtës në vend.

“Shqipëria që prej vitit 1992 është shtet palë në Konventën për të Drejtat e Fëmijës së OKB-së. Në këtë kuadër shteti shqiptar dhe të gjithë institucionet e tij janë të detyruar që të marrin të gjitha masat për mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë e dhunës”, shton CRCA.

Deklarata e plotë:

Përmbarimi gjyqësor, i shoqëruar nga një numër i lartë i forcave të policisë së shtetit, kanë tentuar të hyjnë në mënyrë të dhunshme në një ndërtesë dy-katëshe të ndodhur në kryqëzimin e Rrugës “Sami Frashëri” me Rrugën “Marko Boçari”. Sipas raporteve të mediave, ndërtesa dy-katëshe është një shtesë e ndërtuar në mënyrë jo të rregullt dhe se toka ku ajo është ndërtuar, i takon dikujt tjetër.

Familjet, që jetojnë në këtë ndërtesë, kanë refuzuar zbatimin e vendimit të gjykatës, që kërkon lirimin e këtij mjedisi, ku ata ende jetojnë, dhe nuk kanë lejuar hyrjen e përmbarimit në mjediset e brendshme të shtëpive të tyre. Mediat vizive e treguan live përballjen, ku nga njëra anë e derës së jashtme punonjësit e përmbarimit godisnin me kazma dhe me mjete të rënda metalike, duke tentuar të hynin me forcë brenda në oborr, ndërsa nga krahu tjetër, familjarët së bashku me fëmijët e tyre, u panë të qëndronin mbështetur mbrapa derës, për të mos lejuar shembjen e saj.

Punonjësit përmbarimorë, për mbi 20 minuta kanë tentuar ta hapin derën me forcë. Ata janë lejuar nga policia që ta zhvillojnë të gjithë këtë shfaqe të shëmtuar të dhunës institucionale, pavarësisht se pas derës qëndronin familjarë, përfshi edhe fëmijët e tyre të vegjël. Në mënyrë të pakuptimtë punonjësit e policisë së shtetit janë parë të ndalojnë qytetare të thjeshtë, përfshi edhe fëmijë, që t’i dalin në mbrojtje familjeve në fjalë, por ata në asnjë moment nuk janë parë të ndalojnë veprimet e dhunshme të zyrtarëve të përmbarimit. Ky trajtim i pabarabartë i të dy palëve, e ka vendosur policinë e shtetit në një pozitë ku ajo neglizhon dhunën shtetërore të ushtruar nga punonjësit e përmbarimit, kur ajo qartazi rrezikonte ndër të tjera jetën e fëmijëve.

Shqipëria që prej vitit 1992 është shtet palë në Konventën për të Drejtat e Fëmijës së OKB-së. Në këtë kuadër shteti shqiptar dhe të gjithë institucionet e tij janë të detyruar që të marrin të gjitha masat për mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë e dhunës (Neni 19), ndërkohë që Neni 37 i saj thotë: “Asnjë fëmijë nuk duhet t’i nënshtrohet torturës, apo trajtimeve ose dënimeve mizore, çnjerëzore ose poshtëruese.” Po ashtu shteti shqiptar ka detyrime për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, sipas parashikimeve të Ligjit për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve (2017).

Në mendimin tonë sjellja e përmbaruesve gjyqësorë është zhvilluar në kundërshtim të hapur me frymën dhe kërkesat e Konventës për të Drejtat e Fëmijës dhe të Ligjit për të Drejtat e Fëmijës, pasi ajo jo vetëm është zhvilluar në kushtet e dhunës emocionale, por për më tepër ajo ka marr formën e torturës, duke i trajtuar fëmijët në mënyrë poshtëruese dhe çnjerëzore!

Shfaqja e shëmtuar ku 4-5 burra dhe djem të rinj, godasin me forcë derën e shtepisë, me shkelma, grushta dhe mjete të tjera metalike, është jo vetëm dhunë institucionale ndaj fëmijëve që banojnë në atë shtepi, që ata kanë besuar se është e tyrja gjatë gjithë jetës së tyre fëmijnore, por ajo është edhe një shfaqje e dhunës ndaj nesh si individë dhe shoqëri. Në bindjen tonë Policia e Shtetit i kishte dhe ende i ka të gjitha mjetet e komunikimit dhe negocimit në dispozicion me familjarët dhe mund të kishte parandaluar në kohë ushtrimin e dhunës ndaj fëmijëve të vegjël. Kjo neglizhencë në bindjen tonë është e pajustifikuar!

Nga sa më sipër, CRCA i bën thirrje të gjitha organeve ligjzbatuese në Shqipëri, që interesi më i lartë i fëmijës dhe mbrojtja e posaçme, qendrojnë në themel të të ligjit dhe të të drejtës në vend. Zbatimi i vendimeve gjyqësore, nuk mund të bëhet nëse ato rrezikojnë seriozisht jetën dhe mirëqenien fizike apo emocionale të fëmijëve. Ne i kërkojmë sot Policisë së Shtetit: Mbroni Fëmijët nga Dhuna!

Tags: CRCAfemijetpërmbarinpetro nini

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
‘Taramelja’/Njihuni me vogëlushin që po thyen rrjetin (video)

‘Taramelja’/Njihuni me vogëlushin që po thyen rrjetin (video)

Plasin polemikat në Gjermani, mesfushori i Liverpool merr pilulë para ndeshjes (Video)

Plasin polemikat në Gjermani, mesfushori i Liverpool merr pilulë para ndeshjes (Video)

Trafikonin kokainë/ Fitonin 4 mijë euro në ditë, pranga 5 shqiptarëve në Itali

Trafikonin kokainë/ Fitonin 4 mijë euro në ditë, pranga 5 shqiptarëve në Itali







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com