E shtunë, 16 Janar, 2021
0 C
Tirana

Plasin polemikat në Gjermani, mesfushori i Liverpool merr pilulë para ndeshjes (Video)

Liverpool eliminoi nga Champions League një natë më parë gjigantët gjermanë të Bayern, pasi i mposhti në shtëpinë e bavarezëve me rezultatin e 1-3. Por ky eliminim i papritur nga gjermanët nuk mund të kalohet me lehtësi dhe për këtë arsye kanë nisur polemikat.

Fillimisht ishte Uli Hoenes që ka shprehur dëshirën e madhe që skuadrat angleze të mos jenë në Champions për shkak të BREXIT. Ndërsa tani gjermanët janë kapur me mesfushorin holandez, Wajinadum.

Mesfushori i Liverpool ka bërë një ndeshje shumë të mirë mbrëmjen e djeshme kundër Bayernit. Por përpara fillimit të ndeshjes, mesfushori holandez ka pirë një pilulë.

Carl Markham, reporteri i Liverpool ka postuar këtë video në “Twitter”, ku duket qartë që Wajinaldum ka marrë këtë pilulë dhe më vonë është larguar për të nisur ndeshjen.

Për fatin e mirë të Klopp, ai nuk kishte një problem të madh, pasi Henderson la fushën e lojës për të hyrë në të Fabinho dhe do ishin krijuar shumë probleme për gjermanin.

Por në kampin gjerman, kanë dyshime për shkakun që e merr këtë pilulë mesfushori holandez. Në ditët e sotme ku dopingu është bërë fenomen i rëndomtë, gjermanët dyshojnë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja e tij infektohen me Covid-19

Presidenti i medias "Ora News", Ylli Ndroqi, dhe bashkëshortja e tij Mimoza janë infektuar nga koronavirusi. Ndroqi bën me dije se ai dhe bashkëshortja...

Rrugë që i merr lumi para se të mbarojnë

Nga: Mentor Kikia Foton e parë e kam marrë në rrjet. Autori thotë se është rruga e Arbërit, në Maqellarë të Dibrës. E ndërtuar buzë...

Letra e Ambasadës Franceze për Ramën, shpërthen Basha

Kryedemokrati Basha ka shigjetuar kryeministrin Edi Rama, pas sulmeve që ky i fundit i ka bërë Bashkimit Evropian rreth procesit të vaksinimit. Basha shprehet se...

Kosova po e bën Vettingun, po ne

Nga: Mentor Kikia Para pak javësh shkruajta një për një hipotezë, apo një “skenar konspirativ”, që kishte të bënte me Vettingun politik në Kosovë. Sot...

Mbi 3 mijë testime, ja sa raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 persona. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19:...