Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Labovë të Gjirokastrës, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një konflikti. Burime për ‘Dosja.al’ bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Andrea Xhavarra, mirëpo ende nuk dihen detaje se si ka ndodhur vrasja e tij.
Autori është Jano Koleta, i cili mësohet se ka qëlluar mbi Andrea Xhavarra duke e lënë të vdekur.
Dyshohet se ai është qëlluar me sende të forta dhe prerëse, dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Uniformat blu kanë nisur kërkimet për autorin e dyshuar.