Tashmë është konfirmuar zyrtarisht prezenca e variantit Delta në Shqipëri, më i transmetueshmi i Covid-19. Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të dalë sot në një mbledhje urgjente në orën 13:00, ku do të diskutohet për variantin Delta.
Ende nuk ka informacione nëse do të ketë ndryshim të masave anti- COVID. Konfirmimi i variantit Delta në Shqipëri, i dyshuar nga sinjalet laboratorike dhe tashmë i konfirmuar nga Laboratori i Referencës në Berlin, përkon dhe me rritjen e infektimeve në 2 javët e fundit në vendin tonë.
Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj autoritetet shëndetësore kërkojnë nga qytetarët respektimin e masave të distancimit fizik, vendosjen e maskave në ambientet e brendshme dhe higjenën.