Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Komplekset e “Berishës” tek partitë “bija” të PD

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Makthi i sekserit të Vjosës

Nga: Mero Baze

Një nga rreziqet që mund të përballen partitë e reja të dala nga Partia Demokratike, është paqartësia e tyre, se cilin elektorat kërkojnë të marrin nga Partia Demokratike. Ky është thelbi i suksesit, por dhe dështimit të mundshëm të tyre.

Problemi që ato kanë, është se ato janë krijuar si parti, nga mungesa e demokracisë brenda PD dhe sidomos nga mungesa e rregullave dhe shanseve të barabarta në një parti ku ata kanë kontribuar. Dhe meqë formalisht këtë problem ua ka shkaktuar Lulzim Basha, të gjitha bateritë janë drejtuar kundër tij.

Që sulmojnë Lulzim Bashën është në rregull, pasi ai është një problem i Partisë Demokratike, por tani jo më problem i tyre. Problemi i tyre është se cilin votues të PD duan të marrin.

Ajo që bie në sy është se shumë nga drejtuesit e partive të reja, synojnë të krijojnë një realitet virtual, sikur PD dhe Berisha janë në rregull, por gjithë problemet i ka shkaktuar Lulzim Basha. Kjo, nga njëra anë se vazhdojnë të tremben të përballen me Berishën, edhe për meritë të mashtrimeve të vogla të tij, që i mban me shpresë, por nga ana tjetër krijojnë një realitet virtual që është i dëmshëm për vetë ata, sikur po humbi Basha, Berisha do thërrasë përsëri këta. Atëhere kauza e tyre reduktohet në hall personal, që nuk i intereson askujt.

Nuk ka fabulë politike që të jep vota nga thesi i PD, nëse thua që problem është Luzlim Basha, por Berisha është në rregull. Lulzim Basha është një kukull e Sali Berishës dhe nëse dikush mendon se Berisha do porosisë demokratët fshehur të votojnë Topallin, Patozin, Murrizin, apo Hajdarin, i gënjen mendja. Votat e Sali Berishës janë për Luzlim Bashën, ashtu siç i ka dhënë me dhunë karriken e PD.

Fabula e vetme që prodhon betejë është të përballesh pikërisht me këtë problem, me problemin që Sali Berisha krijoi në demokracinë e brendshme në PD, për herë të fundit më 2013, duke emëruar dhunshëm Lulzim Bashën dhe duke vrarë garën dhe rregullat e lojës. Të tjerat janë pasoja.

Ndaj partitë e reja duhet të sillen si parti qytetare, që duhet të distancohen nga Sali Berisha dhe të kërkojnë në shoqëri votat e asaj pjese që e refuzon atë model politik. Ata mund të rivlerësohen vetëm si të distancuar nga Sali Berisha, pasi nëse një qytetari shqiptar ti i thua që Berisha është i mirë, por Basha është i keq, ai voton përsëri për Bashën, se për atë i thotë Berisha.

Kjo është një fabulë që duhet refuzuar para se të turpërohen dhe të dalin pa asnjë mandat nga fushata. Ndarja me Sali Berishën është akt qytetar që të krijon impakt në shoqëri. Ndarja me Lulzim Bashën të shkakton të qeshura.

Kompleksi për t’u përballur me Sali Berishën i bën ato parti pa identitet dhe njerëz me kokën pas nga gërmadhat e PD.

PD është tashmë një parti drejt privatizimit formal. Pas humbjes së Lulzim Bashës, kandidati i radhës është familja Berisha, dhe ajo përfundon në një parti dhjetëpërqindshe, sa për të dalë në konferenca shtypi kur t’u merret ndonjë pronë.

Ata që e kanë ndarë mendjen të dalin nga PD me parti më vete, nuk kanë punë më me atë parti. Ata duhet të dënojnë ‘Berishizmin” si shkollë politike dhe duhet t’u drejtohen qyetarëve të lirë të këtij vendi, që e kanë refuzuar Berishën me kohë.

Brenda PD ata kanë shanse të marrin vetëm elektoratin e heshtur anti-Berishë. Dhe atë e marrin duke u distancuar nga Berisha, dhe jo duke krijuar idenë që e kemi problemin me Lulzim Bnashën.

Lulzim Bashën nuk e merr askush seriozisht as brenda PD. Ata që e marrin, e marrin prej Berishës, i cili e ka bërë zgjedhjen e tij. Seriozisht atë kemi për ta marrë kur t’i vijë ora të përballet me Berishën. Ajo do jetë beteja e parë e tij.

Eshtë koha që partitë e reja të dala nga PD, të bëjnë zgjedhjen e tyre, që nuk mund të jetë Sali Berisha. Në vitin 2020 kjo gjë është më  e vjetër se vetë Sali Berisha.

Tags: mero bazeopinionPDsali berisha

TË LIDHURA

Kastrati Group modernizon aeroportin e Tiranës/ Gazetari i njohur britanik në CNN: Kalova për 5 sek
Aktualitet

Kastrati Group modernizon aeroportin e Tiranës/ Gazetari i njohur britanik në CNN: Kalova për 5 sek

11:23 | 21/04/2026
“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,
Politikë

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,

09:40 | 20/04/2026
Next Post
Tradhtoi partneren me shoqen e ngushtë, PSG-ja i prish kontratën lojtarit

Tradhtoi partneren me shoqen e ngushtë, PSG-ja i prish kontratën lojtarit

Kosovë, Osmani dekreton ligjin për rimëkëmbjen ekonomike

Kosovë, Osmani dekreton ligjin për rimëkëmbjen ekonomike

Tone pakënaqësie mes Athinës dhe Berlinit

Tone pakënaqësie mes Athinës dhe Berlinit







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

12:32 | 21/04/2026




TË FUNDIT

“Pagesa e vonuar do të rezultojë në gjobë…”/Alarme ,hakeruesit dërgojnë mesazhe në emër të e-Albania
Aktualitet

“Pagesa e vonuar do të rezultojë në gjobë…”/Alarme ,hakeruesit dërgojnë mesazhe në emër të e-Albania

by mirseda
14:13 | 21/04/2026
0

Një valë e re mesazhesh mashtruese po qarkullon në telefonat e qytetarëve, duke ngritur shqetësime për sigurinë...

Rama paralajmëron fundin e kontrolleve të befasishme: Ja çfarë ndryshon për sigurinë ushqimore

Rama paralajmëron fundin e kontrolleve të befasishme: Ja çfarë ndryshon për sigurinë ushqimore

14:10 | 21/04/2026
Berisha: Policia hodhi molotovë e gaz nga tarracat, paralajmëron protestën tjetër

Berisha: Policia hodhi molotovë e gaz nga tarracat, paralajmëron protestën tjetër

13:19 | 21/04/2026
Rrezik nga ushqimi HiPP për bebe/ Autoritetet: Kujdes për simptomat, paraqituni në spital

Rrezik nga ushqimi HiPP për bebe/ Autoritetet: Kujdes për simptomat, paraqituni në spital

12:36 | 21/04/2026
Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

12:32 | 21/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com